Surprizon Ermir Lenjani, zgjedh
Francën për të zgjidhur karrierën

Surprizon Ermir Lenjani, zgjedh<br />Francën për të zgjidhur karrierën
Ermir Lenjani ka zgjedhur Francën për të vazhduar karrierën. Kosovari me pasaportë shqiptare largohet nga St. Gallen në kampionatin zviceran pas disa vitesh duke zgjedhur ekipin e Rennes në kampionatin francez.

Lëvizja ka qenë surprizë, pasi pritet që të zgjidhte mes Gjermanisë ku interesi ishte i madh nga Shtutgardi dhe në Itali nga Verona dhe jo vetëm pas paraqitjes mjaft të mirë vitin që lamë pas me kombëtaren kuqezi. Mbrojtësi ka kaluar testet mjekësore dhe shumë shpejt pritet që të prezantohet zyrtarisht. “Ai për momentin po kalon testet mjekësore në Rennes. Të shohim se si do të ecin gjërat”, u shpreh trajneri i St Gallen, Jeff Saibene.

Lenjani ishte një nga zbulimet më të mëdha të vitit të kaluar te Kombëtarja shqiptare. Ai ka marrë nofkën ‘Angel Di Maria’ i Shqipërisë. Ermir Lenjani ishte pjesë e Saint Gallen nga janari i 2012 dhe gjatë dy viteve me këtë skuadër është aktivizuar në total në 61 ndeshje.

Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'