Super modelja gjermane Heidi Klum ka treguar edhe njëherë se nuk është vetëm një femër e bukur, e cila sfilon në pasarelat më të rëndësishme në botë.

heidi klum

Klum falë karakterit të saj mjaft të çlirët ka dhuruar një spektakël të vërtetë gjatë emisionit të Jay Leno.

Gjatë intervistës ajo ka menduar të ngjitet në tavolinën e gazetarit dhe ka kërcyer sipër saj.

heidi klum

Ky gjest i Klum është pritur me ovacione nga të pranishmit. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që modelja vepron në këtë mënyrë.

Edhe në vitin 2003 po në të njëjtin emision ajo ka treguar të brendshmet, të cilat i përkisnin firmës Victoria’s Secret.

heidi klum

Sa i përket jetës personale Heidi Klum prej pak kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj, këngëtari Seal për t’u lidhur me truprojën e saj. Modelja, e cila është gjithnjë me linja dhe forma të përkryera është aktualisht nënë e katër fëmijëve.

(xh.k/shqiptarja.com)