Surprizon Lazarati, deri në
11:00 votuan 42% e zgjedhësve

Surprizon Lazarati, deri në<br />11:00 votuan 42% e zgjedhësve
Në një kohë kur në rang kombëtar ka një ulje më 9% të pjesëmarrësve në zgjedhje deri në orën 11:45, krahasuar me 2013-ën, nga Lazarati raportohet një shifër surprizuese.
 
Report Tv zbulon se 42% e qytetarëve me të drejtë vote kanë ushtruar të drejtën e votës deri në orën 11:00. Një shifër kjo tepër e lartë dhe më e larta në krahasim me zonat e tjera zgjedhore deri në këto momente.
 
Në krahasim me të njëjtën orë të 4 viteve më parë, pjesëmarrja në Lazarat është rritur me 12%.
 
Kamera e Report Tv ka ndjekur nga afër procesin e votimit në Lazarat, ku kanë votuar rreth 1200 banorë me të drejtë vote.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Largimi nga Chelsea, Thiago Silva arrin akordin me ekipin e ri

Largimi nga Chelsea, Thiago Silva arrin akordin me ekipin e ri