Pyetjes se nëse një nga tifozët e Partizanit do t’i nxirrte para një flamur kuqezi a do ta puthte, serbi ka surprizar duke pranuar se mund të bënte një gjë të tillë nëse nuk do të përdorej politikisht. “Do e kisha bërë dicka të tille nëse ky gjest nuk do të shfrytezohet për qëllime politike. Unë kam bërë edhe një foto me miqtë e mi me flamurin kuqezi” shprehet sulmuesi serb.
Në vijim, lojtari sqaron edhe debatin me Currin në ndeshjen derbi me Tiranën duke mohuar madje faktin se i ka kërkuar falje lojtarit të Tiranës për incidentin në fushë. “Kemi patur replika të shumta përgjatë gjithë ndeshjes por kjo besoj se është dicka normale gjatë një ndeshje futbolli. Unë jam munduar të sillem si nje lojtar profesionist në fushë pavarësisht provokimeve që më janë bërë nga lojtarët e Tiranës.
Deklaratat për falje nga ana ime, janë thjesht spekullime mediatike” u shpreh ai. Përsa i përket interesimit të mundshëm të Tiranës, lojtari serb shprehet se “kontrata ime me Partizanin është e përjetshme. Dëshira ime është të dal kampion me Partizanin. Kjo nuk është vetëm një dëshirë por edhe synim personal. Deshiroj shumë t’i shënoj gola të gjitha skuadrave, por veçanerisht Tiranës pasi një gol ndaj Tiranës është dhurata më e bukur që mund t’i bësh tifozave të Partizanit.
Asnjeherë nuk do të shkoja tek Tirana cfarë do lloj oferte të më bënte. Përvec Partizanit nuk do të luaj për asnjë klub tjeter në Shqipëri. Në fund lojtari serb e mbyll edhe me një kompliment për Shqipërinë. “Më pëlqen Shqipëria, vend i bukur, kam dëgjuar se ka nje bregdet të paparë, njerëzit janë shumë mikprites dhe miqësor, më kanë bërë të ndjehem si në shtepinë time”.
