Surprizon sërish moti, zbuloni si do të jetë dita nesër

Surprizon sërish moti, zbuloni si do të jetë dita nesër

Foto ilustruese

Ndryshe nga dita e sotme, e cila u shoqërua nga rreze të ngrohta dielli, e nesërmja do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm me reshje shiu.  

Sipas Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, masat ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore që kanë përfshirë vendin tonë do të sjellin mot të paqëndrueshëm këtë të premte  (17 nëntor).

Reshjet nisin në orët e mëngjesit me intensitet të ulët në veri dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Në mesditë pritet shtim intensiteti të tyre me rrebeshe të shpejta e stuhi në pjesën më të madhe të vendit, ndërkohë që në orët e pasdites në intervale të shkurtra kohore intensiteti i reshjeve do të jetë i lartë, lokalisht në Shkodër dhe Lezhë. Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim 2-8m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të jetë intensive dhe në formën e Tufanit me shpejtësi 13-25m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat në vlerat minimale do të jenë 6°C ndërsa vlerat maksimale nuk i kalojnë 25°C.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

'Krenar për Shqipërinë', Rama: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë

'Krenar për Shqipërinë', Rama: Më 12 maj do jem në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë