Surprizon Teuta, e nis me këmbë
të mbarë duke mundur Flamurtarin

Surprizon Teuta, e nis me këmbë<br />të mbarë duke mundur Flamurtarin
Nuk mjaftojnë investimet e fuqishme, 5 pagat paradhënie dhe emri i madh, por shpirti i garës dhe një gjë të tillë e tregoi Teuta, teksa i dha leksionin e parë Flamurtarit duke e mundur me rezultatin minimal 0-1, por që ka vlerën e tre pikëve mjaft të rëndësishme në nisje të kampionatit.
 
Flamurtari e zhvilloi ndeshjen në Fier në stadiumin “Loni Papuçiu” për shkak të rikonstruksionit të stadiumit në Vlorë, por ky nuk është justifikim për një ekip që pretendon titullin kampion nisur nga afrimet që ka bërë dhe buxhetin e vendosur në dispozicion të trajnerit polak, Levi.
 
Por tekniku Magani i Teutës së Durrësit i tregoi Levit se me emra të panjohur dhe kryesisht të rinj mund të mposhtë emrat e mëdhenj që paguhen disa herë më shumë.
 
Për t’u rikthyer te kronika e ndeshjes, heroi i ekipit të Teutës ishte Meglid Mihani, që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 63.
 
Ndërsa në minutat e mbetura Flamurtari u kujtua me vonesë duke reaguar me Buval dhe Telushin, por miqtë ia dolën ta mbanin rrjetën të paprekur deri në fund.
 
 
 

 

Posted by on 2015-08-22

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?

Precedentët/ Racizmi çek dhe përdhosja e simboleve kombëtare në Pragë, pse Armand Duka dhe FSHF nuk e tërhoqi ekipin?