Susan Boyle luftoi për
ëndrrën e saj, po ju?

Susan Boyle luftoi për<br />ëndrrën e saj, po ju?
Duke studiuar në youtube (po, mirë e lexuat – duke studiuar, sepse ky program në internet më ka rezultuar në kohë si mjeti im më efektiv për kërkime), hasa në videon e Susan Boyle (të vjetër disi) . E mbani mend?

Por, pervec ndjenjave të momentit mua personalisht, si kërkuese e hulumtuese e asaj materieje, asaj substance të vecantë që i bën njerëzit më të suksesshëm në fushën e tyre të bëhen të tillë, e vecanerisht kur rrethanat e jetës së tyre janë së paku dekurajuese, videoja më shërbeu si një eliksir plot me një lëng të tillë nga ai më i dobishmi per t’i dhënë jetës kuptim, forcë, kurajo, dëshirë, passion për të shkuar përpara, për të vazhduar në monopatin e parrahur ndonjëherë, sepse është kjo, në fund të fundit, ajo që na bën të jemi krenarë për atë që bëjmë.

Susan Boyle, një grua e thjeshte, e rëndomtë në të dukur, me flokë të zbardhur e të palyer, të pakrehur bukur, më faqe të kuqe si ato të fshatareve që janë rrahur vazhdimisht nga era dhe janë ekspozuar në punë fshati, pa asnjë lloj tualeti , që do teë ishte më e pakta që do bënte një grua që do dilte në një skenë, e për më tepër në një skenë emisioni televeziv që do të ndiqej nga miliona njerëz, me një veshje, të folur e paraqitje që do të bentë të qeshnin me tallje e cinizëm shumicën e spektatoreve në sallë…i dha një goditje të tillë zemrës, ndërgjegjes, ndjenjave të tyre sapo filloi të nxjerrë zërin e saj…i cili ishte në antitezë të plotë me dukjen.

Të gjithë u shtangën, u shokuan, mbetën me tërë kuptimin e fjalës me gojë hapur e sa kalonin minutat lotët e surpizës e admirimit më të madh të mundshem zunë vendin e ndjenjave të para. Nga goja e kësaj leneshe trashaluqe 47 vjecare dilte një rrjedhe zanore kaq e kristaltë, melodioze, prekëse e cila në unison të plotë me tekstin e këngës “kisha një ëndërr, se jeta imë do të ishte shumë më e bukur se ferri të cilin po jetoj sot, kisha një ëndërr…. Por, erdhën tigrat me frymën e tyre të stuhishme dhe e përtallën me ëndrrën time, më bënë të turperohem për të e ma shuan…” prekte në kordat më të thella të ndjeshme cdo shpirt njerëzor.

Pradoksi në thelbin e tij, diametralisht të kundërtat, e pamundshmja, e pabesueshmja ishin cilësitë të cilat i dhane asaj fitoren absolute mbi cdo gjykim. Shumëkush mund të priste një talent të tillë të rrallë e të padiskutueshem nga një person me një pamje që mund të ishte cfarëdo tjetër, e një njeriu më një origjinë cfarëdo përvec asaj të Susan-ës, me një sjellje që do të ishte krejt e ndryshme nga ajo e saj. Por, jo. Ishte pikerisht ajo, me të gjitha këto “mangësi” që ishte bekuar me mrekullinë. Dhe nuk do të mund t’i shtoja shume thënies së njërës prej anëtareve të jurisë se “Kjo performancë (dhe reagimi i publikut ndaj sjelljes së vetë fillestare - mosperfilljes së ndjenjave e eëndrrave njerëzore, pavarësisht moshës, nënqeshjes e përqeshjes së hapur )ishte thirrja më e mirë për zgjim (të ndërgjegjes)”.

Në fakt, Susan i bëri vetë publikut dhuratën më të madhe të mundshme, sepse, u provoi përmes brohoritjeve e duartrokitjeve - të vetë atyre - të parreshtura dëri në fund të këngës, se ata vetë, ata njerëzit e rëndomte e të zakonshem, ne - publiku - , anonimet, të panjophurit, kemi cdo mundësi, sado e pakapshme dhe e paarritshme që mund të duket për të realizuar ëndrrën tonë, cilado qoftë ajo. Susan u bë “Hirushja” e cila nuk ekziston vetëm për të na bërë vetëm të dëgjojmë me sy mbyllur përrallën e të ëndërrojmë për pak caste “Ah, sikur…”, por, të guxojme, t’u japim jetë endrrave tona pavarësisht faktit se të gjitha gjasat duket te jene kundër nesh, e pikerisht duke provuar fitoren më të embël e më kuptimplotë kur, rasti ynë eështë i tillë.

Pra, mbani ëndrrat ndezur e mos i lini të shuhen pa luftuar për to. Susan e realizoi ëndrrën e saj. Po ju???!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Takimi i Ramës me emigrantët në Greqi, SYRIZA: Veprim provokues në 1 vjetorin e arrestimit të Belerit!

Takimi i Ramës me emigrantët në Greqi, SYRIZA: Veprim provokues në 1 vjetorin e arrestimit të Belerit!