Suzana Varvarica Kuka: Nga Shkodra në Milano në gjurmët e Simon Rrotës (VIDEO)

......Ishte ai që theu akullin dhe çeli rrugët e reja në artet pamore.

Simon Rrota është një nga mjeshtrit e penelit, i lënë padrejtësisht në harresë.

Por do të vinte një ditë, që Simon Rrotën do ta rikthente në një libër, sikur të ishte përpara syve tanë, studiuesja dhe kritikja e njohur e artit Suzana Varvarica Kuka.

Për 18 vjet rresht, Suzana Varvarica  i është dedikuar mjeshtrit të pikturës shqiptare, për t’ia ofruar botës akademike dhe publikut me një profil të plotë në librin monografik “Simon Rota”, ku hedh dritë në veprën e njërit prej personaliteteve të rëndësishme të artit shqiptar, gjatë gjysmës së parë të shekullit XX.

Pasi na prezanton me edukimin artistik dhe jetën e Simon Rrotës nga Shkodra në Milano, autorja e studimit “Simon  Rrota”,  përmes kërkimeve dedikuar mjeshtrit që ajo e quan “piktori i nostalgjisë së një realiteti të humbur”,  shpalos histori të panjohura, vlerat piktorike në gjini të ndryshme, ndjenjat patriotike, frymën prej rilindësi, që ishte edhe shtrati emocional i artit të tij.

Duke folur për punën me librin “Simon Rrota”, studiuesja Suzana Varvarica Kuka dëshmon ndër të tjera se veprat dhe dokumentacionet e  kategorive të ndryshme, që lidhen me krijimtarinë artistike dhe jetën e piktorit shkodran, kanë pasur fatin të mbijetojnë falë dashamirësisë së koleksionistëve të familjes Rrota dhe Shuli, si koleksionistëve Dashi dhe Çobo, po ashtu edhe nga galeritë kombëtare e shtetërore artistike.

Çfarë ndodhte në Shkodër kur mjeshtri i pikturës shqiptare ngjizte tablotë e tij, çfarë ndikoi në  personalitetit artistik të Simon Rrotës.

Cili është profili i vërtetë shpirtëror dhe artistik i një autori të një krijimtarie shumëdimensionale, që la gjurmë të forta në artin shqiptar me kompozimet, portretet, peizazhet e vizatimet me karbon.

Të gjitha këto do t’i zbulojmë në një intervistës të dhënë eksklzuvisht për Report Tv nga Suzana Varvarica Kuka.

* * *

Suzana Varvarica Kuka, ndërsa na ka folur në pjesën e parë për veprën e Simon Rotës, ka zbuluar kaq shumë motive për të na folur rreth pikturave “Nëna e Karlës”, apo pikturës për bashkëshorten milaneze të mjeshtrit shqiptar të penelit, Carla Carminatti-n, por edhe portrete të tjera si  “Nëna e piktorit”, që sipas saj për cilindo studiues do të ishin kërkuese, për të zbuluar jo thjesht mjeshtërinë figurative dhe gamën piktorike të artistit, por edhe temat sociologjike të fushave të albanologjisë.

Studiuesja e artit, në librin “Simon Rrota” ka arritur të bëj krahasime të mahnitshme, duke hedhur dritë rreth imazhit realist dhe të mrekullueshëm të disa pikturave të mjeshtrit shqiptar të penelit.

Ajo do të na zbulojë në pjesën e dytë të një interviste të dhënë ekskluzivisht  për Report TV dritën dhe detajet e veprave, të mbushura me atmosferë etnografike të Simon Rrotës, për të na rrëfyer ashtu si nëpërmjet librit, edhe përmes kësaj interviste; të shkuarën dhe rikthimin përmes imazheve të një realiteti të humbur piktorik në Historinë e artit shqiptar.

Trysnia e kujtimeve, zbulimeve të veprave të humbura apo të censuruara, kanë sjellë në librin e Suzana Varvarica Kukës Simon Rrotën, “Piktorin e nostalgjisë së një realiteti të humbur”.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe në rrugën e Elbasanit pranë selisë