VIDEO/ Sveçla publikon pamje brenda vilës së Radoiçiç që u bastis nga policia e Kosovës: Pablo Escobari i rajonit

Autoritetet e Kosovës kanë bastisur dhe kanë sekuestruar prona të Millan Radoiçiçit në veri të Kosovës, gjatë një operacioni që u zhvillua lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje brenda vilës së Radoiçiçit në Liqenin e Ujmanit pasi u bastis gjatë aksionit të Policisë së Kosovës. Sveçla shprehet se edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.

“Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund. Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”, shkroi Sveçla.

“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, shkruan ai.

Çfarë u gjet në vilën e Radoiçiçit

  •  2 Automjete Mercedes
  • · Argjend 4.84 Kg
  • · 2 Motor 4X4
  • · 1 Barkë-Anije
  • · 7 DVR
  • · 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
  • · 3 Thika
  • · 2 Rutera
  • · 2 Çelësa të veturave
  • · 5 Gëzhoja
  • · 1 Dronë
  • · 5 USB
  • · 1 Kamera GoPro- SSD
  • · 1 Video kamerë me kartelë
  • · 1 Shënjestër optike
  • · 1 Spray
  • · 7 telefona celular

Millan Radoiçiç ka pranuar se ka organizuar dhe drejtuar sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit. Avokati i tij Goran Petronijeviç ka bërë publike letrën e Radoiçiç i cili pranon se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike me 5 mln euro armatime që u sekuestruan nga policia e Kosovës. Radoiçiç thotë se ai i ka ndërmarrë vetë këto veprime, pa dijeninë e strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës. Këtë të premte policia e Kosovës zbarkoi në vilën e Millan Radoiçiç. ‘Betimi për Drejtësi’ u quajt aksioni në 3 komunat e veriut për çmontimin e bazave të grupit të armatosur serb. Për Millan Radoiçiç në Kosovë ka një fletëarresti për ‘kanosje të dëshmitarëve’ në rastin ‘Brezovica’. Ai është i dyshuar në vrasjen e opozitarit serb, Oliver Ivanoviç dhe është në listën e zezë të SHBA për krime ndërkombëtare dhe korrupsionin.


Lajmi kryesor:

Sulmi në Veri të Kosovës, Radoiçiç merr përgjegjësinë: I bëra rezistencë regjimit të Kurtit, asnjë mbështetje nga Serbia! I bastisen e sekuestrohen pronat! Vuçiç: Do përgjigjet para organeve serbe


B.K/G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë