Sulmi në Veri të Kosovës, Radoiçiç merr përgjegjësinë: I bëra rezistencë regjimit të Kurtit, asnjë mbështetje nga Serbia! I bastisen e sekuestrohen pronat! Vuçiç: Do përgjigjet para organeve serbe

KOSOVË- Në një kohë jashtëzakonisht dramatike nga zhvillimet e veriut të Kosovës, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Raidoçiç ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe. Millan Radoiçiç pranon se ka organizuar dhe drejtuar sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit me vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe tre sulmuesve serbë. Avokati i tij Goran Petronijeviç ka bërë publike letrën e nënkryetarit të deritanishëm të listës Serbe që ndodhet në Boegrad ku i cilësuari non grata nga SHBA, Radoiçiç pranon se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike me 5 mln euro armatime që u sekuestruan nga policia e Kosovës.

‘Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”.

Radoiçiç thotë se ai i ka ndërmarrë vetë këto veprime, pa dijeninë e strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës. Këtë të premte policia e Kosovës zbarkoi në vilën e Millan Radoiçiç. Në garazhin e një lokali të tij janë konfiskuar disa makina luksoze, dy prej tyre me targa serbe, një pa targë. ‘Betimi për Drejtësi’ u quajt aksioni në 3 komunat e veriut për çmontimin e bazave të grupit të armatosur serb.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla publikon pamjet e supervilës luksoze të Radoiçiç, i shpallur non grata nga SHBA për krime ndërkombëtare dhe korrupsion. Sikurse shihet vila qëndron mbi një kodër mbi liqenin e Ujmanit e fortifikuar dhe me shkallë për të zbritur në liqen, një banesë e diferencuar nga zonat e banuara. Vërehet luksi në brendësi të saj, arredimi me salla bilardo, ku policia sekuestroi një arsenal e pajisje logjistike, si dronë, kamera, antiplumbë mjete luksoze, një varkë e mjete të tjera mbrojtëse.  

"Dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë", thotë ministri Sveçla.

Po ashtu janë identifikuar banesa dhe lokale në pronësi të tij siç është Restorant Grey që shfaqet në këto pamje.

Prova që bëri publike Kosova për përfshirjen e Radoiçiç ishin pamjet me dron të grupit të armatosur brenda në Manastir. Përmes dokumentit të një armatimi, Sveçla tha se ai ishte nxjerrë nga ushtria serbe ndërsa sipas tij truproja i shefit BIA-s serbe Aleksandër Vulin ishte një prej sulmuesve të varë.

Pak para se Radoiçiç të pranonte autorësinë e sulmit, Presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi se ai “është dorëhequr” nga pozita e Nënkryetarit të Listës Serbe. Për Millan Radoiçiç në Kosovë ka një fletëarresti për ‘kanosje të dëshmitarëve’ në rastin ‘Brezovica’. Ai është i dyshuar në vrasjen e opozitarit serb, Oliver Ivanoviç dhe është në listën e zezë të SHBA për krime ndërkombëtare dhe korrupsionin.

Kryeministri Edi Rama kërkoi që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun dhe në përgjigje Kryeministri Albin Kurti thotë se kudo në Kosovë e para që përgjigjet është policia jonë. Ndërsa sot NATO njofton se ka miratuar forca shtesë për t’i dislokuar në veri të Kosovës për shkak të rritjes së tensioneve. Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg bën thirrje për shtensionim urgjent të situatës duke shtuar se KFOR do ta përmbushë mandatin e tij në Kosovë.

Kosova dhe Serbia i nisën bisedimet në 2011, 3 vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, duke arritur dhjetëra marrëveshje, por shumë prej tyre nuk u zbatuan.

A duhet që pas SHBA e jo më BE të ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi?

Kësaj pyetje i ka dhënë edhe më shumë zë presidentja e Kosovës Vjosa Omani në një intervistë për RTK. Ajo thotë SHBA duhet të marrin rol udhëheqës në bisedimet për normalizimi e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Pas situatës së ndodhur dialogu duhet të plotësohet me prezencën e NATO thotë për Report TV, Anton Berisha ish zv-ministër i jashtëm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:01
Radoiçiç pranoi se organizoi sulmin terrorist në Veri të Kosovës, reagon Vuçiç: Duhet të përgjigjet para organeve serbe

1696010679_gol31301200x0.jpg

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar për herë të parë pasi Millan Radoiçiç mori përgjegjësi për organizimin e sulmit në Banjskë të Zveçanit në Veri të Kosovës më 24 shtator. Vuçiç deklaroi se Millan Radoiçiçi “do të duhet t'i përgjigjet” ftesës së organeve kompetente shtetërore.

“Unë jam i sigurt se autoritetet kanë arsye të bëjnë pyetje, dhe se a do ta ndjekë penalisht prokurori dhe për çfarë krimi, kjo nuk është pyetje për mua. Është pyetje për prokurorin dhe organet e tjera kompetente shtetërore”, tha Vuçiç.

“Nëse dikush mendonte se ai [Radoiçiqi] do të ikte ose do të fshihej, ai nuk do ta bëjë”, shtoi ai.

Ora 18:29
LETRA E PLOTË/ Raidoiçiç merr përgjegjësinë për sulmet në veri të Kosovës: Shkova të trimëroja popullin serb! I kam bërë vetë pa mbështetjen nga Serbia

1695972530_tensioneneveritekosoveskosoveserbialeksandarvuimilanradoicic.jpg

Mediat e Kosovës kanë publikuar letrën e plotë të nënkryetarit të listës Serbe, Milan Radoiçiç i cili mori sot përgjegjësinë për të gjithë sulmin në veri. Nënkryetari i Listës Serbe ka pranuar se ka orkestruar të gjithë sulmin në veri të Kosovës me pretekstin se donte të trimëronte popullin serb, që sipas tij po ‘vuan’ nga regjimi i Albin Kurtit.

Raidoiçiç thekson se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Beogradi dhe as nuk i ka informuar për këtë lëvizje të tij.

“Unë Millan Radoiçiq, biri i Rajkos, i lindur në vitin 1978 në Pejë – Kosovë …………… për shkak të spekulimeve të shumta që janë paraqitur në këtë rrugë, njoftoj të gjithë publikun se bashkë me bashkëkombësit e mi nga veriu i Kosovës ……….. në ditën e 24 shtatorit 2023 kisha ardhur në veri të Kosovës ………….. në zonën e fshatit Banjskë.

Arsyeja e kthimit tanë ka qenë që të trimërojmë popullin serb në atë zonë për të u ofruar rezistencë regjimit të Kurtit, mbrojtjes së popullit tonë që i është nënshtruar terrorit të këtillë çdo ditë dhe rritjes së ëndrrës së lirisë popullit tonë në veri të Kosovës ………..

Njoftoj të gjithë ndjekësit kujdestar të popullit serb, që nga Kurti dhe nga ndihmësit e tij ndërkombëtarë që unë personalisht kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për të mbrojtur popullin tonë nga okupatori dhe ky akt i imi nuk kishte asnjë tjetër karakter dhe qëllim dhe nuk ka asnjë lidhje me angazhimin tim paraprak politik.

Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as strukturat e pushtetit të Republikës së Serbisë as strukturat lokale politike në veri të Kosovës …………. dhe prej tyre nuk kam pasur asnjë lloj ndihme sepse deri në atë kohë kishim qëndrime të ndryshme të dallueshme për sa i përket mbrojtjes nga terrori i Kurtit pasi populli serb ka ofruar rezistencë nga regjimi i Kurtit në shumë raste për zbutje dhe qetësimit të situatës politike në disa raste jemi tërhequr pa arritur ndonjë rezultat më të prekshëm sepse na thuhej se në këtë mënyrë do të kontribuonim në deeskalim dhe se KFOR-i dhe bashkësia ndërkombëtare do të ndërmerrnin çdo gjë që është e nevojshme për të mbrojtur popullin serb.

Megjithatë, ky lloj qetësimi i situatës nga ana jonë nuk është kuptuar nga ana tjetër si vullnet i mirë dhe krijim i kushteve por, si dobësi, si rrjedhojë e kësaj nga dita në ditë janë fuqizuar aktivitetet e forcave të Kurtit të cilat kanë okupuar padrejtësisht veriun e Kosmetit në kontekstin e rrahjes, shtënies në civilë arrestimet të paarsyeshme, frikësimin e popullit serb e të tjera.

Thjeshtë të gjitha këto metoda të rezistencës të cilat janë implementuar deri më tani nuk kanë ofruar asnjë lloj përmirësimi të jetës së popullit serb por ka ndodhur e kundërta, rritjen e brutalitetit të regjimit të Kurtit. Në këtë atmosferë unë kam marrë vendim të bëj këtë akt të them se Kosova ……………. janë vendi im, shtëpia ime, pjesë përbërëse e shtetit tim Republikës së Serbisë po merret me dhunë ndërsa populli serb dëbohet me qëllim përfundimtar që Kosova ……….. të pastrohet tërësisht nga populli serb.

Ishim të shtyrë të ndalim dëbimin e popullit serb dhe të mbrojmë jetërat e familjeve dhe bashkëqytetarëve tanë dhe njëkohësisht të tërheqim vërejtjen regjimit në Prishtinë, bashkësisë ndërkombëtare, që ky lloj terrori i Kurtit nga populli serb nuk do të durohet.

Aksidentalisht ka ndodhur humbja e jetës së policit pastaj ka filluar një përleshje e rëndë në mes dy palëve ku kemi humbur jetën e tre heronjve miqve tanë që kanë dhënë jetën për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës …………, fisnikëria e tyre asnjëherë nuk do të harrohet.

Ta dinë të gjithë se nuk jemi terroristë por pushtetarë për lirinë e popullit tonë.

Edhe njëherë qartazi duke theksuar se kthimi im në veri të Kosovës ………… më 24 shtator 2023, nuk kishte asnjë lloj lidhje me angazhimin tim të mëhershëm politik në kuadër të Listës Serbe po ashtu me këtë rast dua të njoftoj publikun se jap dorëheqje të parevokueshme nga vendi i nënkryetarit të Listës Serbe, jam i gatshëm që lidhur me këto ngjarje t’i përgjigjem autoriteteve të Republikës së Serbisë.

Rroftë Serbia!

Ora 15:48
Sulmi në Banjskë, Prokuroria do të sekuestrojë pronat e Radojçiç

1695760908_kosove.JPG

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se me kërkesë të PSRK-së dhe me urdhër të Gjykatës, në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka zhvilluar sot aksion për bastisje në pesë lokacione të ndryshme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarve M.R dhe V.R.

Sipas njoftimit operacioni Policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në  fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve  M.R dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri. Ky objekt i spitalit përdoret për sistemin e ngrohjes së spitalit dhe nuk ndërlidhet me hapësirat e spitalit ku trajtohen pacientet.

Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

2 Automjete  Mercedes, Argjend  4.84 Kg, 2 Motor 4X4, 1 Barkë-Anije, 7 DVR, 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës, 3 Thika, 2 Rutera, 2 Çelësa të veturave, 5 Gëzhoja, 1 Dronë, 5 USB, 1 Kamera GoPro- SSD, 1 Video kamerë me kartelë, 1 Shënjestër optike, 1 Spray, 7 telefona celular

Po ashtu, Prokuroria Speciale do të parashtroj urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokali.

Prokuroria Speciale njofton se Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim.

Njëkohësisht Policia e Kosovës, fton dhe falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin e treguar, në rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale.

Si dihet, Millan Radojçiç akuzohet se ka udhëhequr dhe ka marrë pjesë në sulmin terrorist, më 24 shtator, ku u vra edhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku.

Radojçiç ishte shpallur në kërkim për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

Para disa javëve, SHBA e sanksionoi atë dhe disa zyrtarë të tjerë të Listës Serbe.

 

Ora 15:46
VIDEO/ Sveçla publikon pamje brenda vilës së Radoiçiç që u bastis nga policia e Kosovës: Pablo Escobari i rajonit

Autoritetet e Kosovës kanë bastisur dhe kanë sekuestruar prona të Millan Radoiçiçit në veri të Kosovës, gjatë një operacioni që u zhvillua lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje brenda vilës së Radoiçiçit në Liqenin e Ujmanit pasi u bastis gjatë aksionit të Policisë së Kosovës. Sveçla shprehet se edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.

“Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund. Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”, shkroi Sveçla.

“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, shkruan ai.

Çfarë u gjet në vilën e Radoiçiçit

  •  2 Automjete Mercedes
  • · Argjend 4.84 Kg
  • · 2 Motor 4X4
  • · 1 Barkë-Anije
  • · 7 DVR
  • · 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
  • · 3 Thika
  • · 2 Rutera
  • · 2 Çelësa të veturave
  • · 5 Gëzhoja
  • · 1 Dronë
  • · 5 USB
  • · 1 Kamera GoPro- SSD
  • · 1 Video kamerë me kartelë
  • · 1 Shënjestër optike
  • · 1 Spray
  • · 7 telefona celular

Millan Radoiçiç ka pranuar se ka organizuar dhe drejtuar sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit. Avokati i tij Goran Petronijeviç ka bërë publike letrën e Radoiçiç i cili pranon se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike me 5 mln euro armatime që u sekuestruan nga policia e Kosovës. Radoiçiç thotë se ai i ka ndërmarrë vetë këto veprime, pa dijeninë e strukturave qeveritare serbe apo atyre politike lokale në veri të Kosovës. Këtë të premte policia e Kosovës zbarkoi në vilën e Millan Radoiçiç. ‘Betimi për Drejtësi’ u quajt aksioni në 3 komunat e veriut për çmontimin e bazave të grupit të armatosur serb. Për Millan Radoiçiç në Kosovë ka një fletëarresti për ‘kanosje të dëshmitarëve’ në rastin ‘Brezovica’. Ai është i dyshuar në vrasjen e opozitarit serb, Oliver Ivanoviç dhe është në listën e zezë të SHBA për krime ndërkombëtare dhe korrupsionin.

Ora 15:33
Familjarët kërkojnë të marrin trupat e pajetë të sulmuesve në Banjskë

Zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, kanë njoftuar se familjarët e tre sulmuesve të vrarë gjatë përleshjeve të armatosur në Banjskë të Zveçanit kanë kërkuar trupat e tyre.

Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë thanë se është kryer autopsia për të tri trupat e pajetë, të cilat po qëndrojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në kushte adekuate deri sa të aprovohet kthimi i tyre nga Prokuroria.

Ora 15:32
Makina, argjend dhe armatime, autoritetet e Kosovës zbulojnë se çfarë gjetën nga bastisjet e pronave të Raidoçiçit

1695994403_gfgfgff.JPG

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë një komunikatë për media, ku ka treguar më shumë detaje në lidhje me aksionin e kontrollit në pesë lokacione në veri të Kosovës.

Prokuroria ka treguar se çfarë gjeti në këto lokacione, të cilat ishin kryesisht prona të Milan Radoiçiçit, njeriu që organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

  • · 2 Automjete Mercedes
  • · Argjend 4.84 Kg
  • · 2 Motor 4X4
  • · 1 Barkë-Anije
  • · 7 DVR
  • · 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
  • · 3 Thika
  • · 2 Rutera
  • · 2 Çelësa të veturave
  • · 5 Gëzhoja
  • · 1 Dronë
  • · 5 USB
  • · 1 Kamera GoPro- SSD
  • · 1 Video kamerë me kartelë
  • · 1 Shënjestër optike
  • · 1 Spray
  • · 7 telefona celular

Prokuroria Speciale njofton se Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim

Ora 15:25
Kurti: Pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, me shumë mundësi fshihet Moska

1695803410_albinkurti.jpg

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Moska ndoshta fshihet pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Kurti këtë deklaratë e ka bërë gjatë një intervistë me Avda Avdiq për Istraga.ba.

“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, ka thënë Kurti

Ora 14:25
VIDEO/ U dorëhoq nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, kush është Milan Raidoiçiç, orkestroi sulmin terrorist në Banjskë

1695725197_milanradojiq.jpg

Më 26 shtator, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video, ku pretendon se një burrë i veshur me uniformë dhe armë në duar, sikurse një grup burrash tjerë, është Radoiçiçi, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë. Si pasojë e sulmeve është vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues.

Radoiçiç, 45-vjeç, ka lindur në Gjakovë, një qytet në jugperëndim të Kosovës. Për organet e drejtësisë në Serbi, emri i tij është i njohur prej vitit 2011, pasi kundër tij dhe Zvonko Vesellinoviçit ishte ngritur aktakuzë në Beograd për përvetësimin e 32 kamionëve të firmës “Hipo Alpe Adria Lizing”.

Millan Radoiçiçi ka tjetër nam në Prishtinë, e tjetër në Beograd. Autoritetet e Kosovës e përmendin si person në arrati, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të akuzuar disa herë si kriminel. Në Serbi ai është konsideruar “mbrojtës” i serbëve të Kosovës, madje edhe nga presidenti i këtij shteti, Aleksandër Vuçiç. Millan Radioiçiç është nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Më 2 shkurt të këtij viti, Radoiçiçi ka marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme në Parlamentin e Serbisë. I ftuar aty ka qenë edhe presidenti serb, Vuçiç.

Emri i tij ka çuar në dhunë mes deputetësh në Kuvendin e Kosovës në korrik të vitit 2023. Në njërën prej seancave parlamentare, kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari - Lila, është kritikuar ashpër për një audio-inicizim, në të cilin ajo e ka pranuar se ka biseduar me Radoiçiçin. Por, kjo nuk ka qenë hera e parë që zyrtarë të Kosovës kanë biseduar dhe e kanë takuar atë.

Katër vite pas vrasjes së Ivanoviçit, në janar të vitit 2022, Radoiçiçi është shpallur sërish në kërkim nga autoritetet e Kosovës, nën dyshimet se ka ndikuar në frikësimin e dëshmitarëve në rastin e njohur si “Brezovica”. Më shumë se 100 persona janë hetuar e dhjetëra të tjerë janë akuzuar për këtë rast që ka të bëjë me ndërtime pa leje, degradim të ambientit dhe marrje të ryshfetit. Një muaj më vonë, në shkurt, Radoiçiçi i ka ikur Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak dhe ka hyrë nga Serbia në Kosovë. 

Ora 14:12
Radoiçiç e pranon: Kam qenë në Banjskë, shkova për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit

1695841461_millanradoii.jpg

Milan Radoiçiç e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi.

“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ora 13:28
Milan Radojiçiç jep dorëheqjen

1695670591_milanradojicic.png

Presidenti i Serbisë tha për televizionin kombëtar spanjoll TV Española se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai përmendi se listën Srpska i sheh si luftëtarë të lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë dhe Metohi mendojnë të njëjtën gjë.

Në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, presidenti serb e cilësoi situatën në Kosovë si shqetësuese.

“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Aljbin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, tha Vuçiç.

Autoritetet në Prishtinë e lidhën Milan Radoiçiçin me të shtënat në Banjska. Policia e Kosovës ka bastisur sot objektin ku ai jeton. Sot publikut pritet t'i drejtohet avokati i tij, i cili duhet ta lexojë deklaratën e Radoiçiqit.

Ora 13:16
Avokati Petronijeviç i drejtohet publikut në emër të Milan Radoiçiçit

1695986200_avokaiu.jpg

Goran Petronijeviç, avokat i nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç, do të mbajë të premten një konferencë për media në Beograd, sipas faqes së Qendrës Mediale në kryeqytetin e Serbisë.

Mediat serbe raportuan se Petronijeviçi do të lexojë një letër të Radoiçiçit për publikun. Kjo do të jetë hera e parë që Radoiçiçi reagon publikisht, pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës nga një grup i armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku u vra një zyrtar policor.

Si pasojë e përleshjeve të Policisë me një grup të armatosur në këtë pjesë në veri të Kosovës - të banuar me shumicë serbe - kanë vdekur tre sulmues.

Radoiçiç është akuzuar nga autoritetet e Kosovës se ka organizuar dhe ka qenë pjesë e sulmeve ndaj Policisë në Banjskë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka publikuar një pamje me dron, duke thënë se njëri prej burrave – që shihet i veshur me uniformë me armë në dorë – ka qenë vetë Radoiçiç. Deri më tani, deklarimet e tij për publikun janë përcjellë gjithmonë nga Lista Serbe.

Kjo parti nuk është deklaruar rreth akuzave të autoriteteve të Kosovës ndaj Radoiçiçit, i cili është në arrati. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se sulmuesit kanë qenë serbë të Kosovës, të ngopur nga “terrori” i Kurtit, dhe e ka mohuar përfshirjen e shtetit të tij në këtë sulm.

Kush është Petronijeviç, i autorizuari i Radoiçiçit?

Petronijeviç ka qenë “vëzhgues” në zgjedhjet e mbajtura javë më parë nga autoritetet ruse në territoret e pushtuara ukrainase. Përgjatë regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç, ai ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Pejës në Kosovë.

Në atë pozitë, në maj të vitit 2000, ai i ka dënuar 150 shqiptarë të Kosovës me një total prej 1.600 vjetëve burgim nën dyshimet për kryerje të terrorizmit. Ai është larguar nga pozita e gjyqtarit pas ndryshimeve demokratike të 5 tetorit në Serbi, dhe më pas e ka ushtruar profesionin e avokatit.

Para gjykatës ndërkombëtare, ai i ka përfaqësuar disa klientë nga Serbia, të akuzuar për krime lufte. Më i famshmi është Radovan Karaxhiç, presidenti i parë i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Hagës për krime lufte.

Para Tribunalit në Hagë, ai e ka mbrojtur gjithashtu ish-oficerin e ushtrisë jugosllave, Veselin Shlivançanin, i cili është dënuar për krime lufte në Ovçara afër Vukovarit. Në mesin e gushtit, Petronijeviç ka njoftuar për një iniciativë për ta mbrojtur Millorad Dodikun, presidentin e entitetit Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.

Më herët Prokuroria e Bosnjës ka ngritur aktakuzë kundër Dodikut për mosbindje ndaj vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt./REL

Ora 13:09
Rashiç: Më vjen turp që Vuçiç është president i Serbisë

1695638959_nenad.jpg

Ministri për Kthim dhe Komunitete i Kosovës, Nenad Rashiç, deklaroi se atij i vinte turp  që Aleksandar Vuçiç është president i Serbisë.

Në një intervistë për mediumin boshnjak “Istraga.ba”, Rashiç ka potencuar se një pjesë e madhe e popullit serb janë turpëruar për shkak të tij.

“Më vjen turp që Aleksandar Vuçiç është president i Serbisë dhe po ashtu një pjesë e madhe e popullit serb është turpëruar për shkak të tij”, ka thënë Rashiç.

Mediumi boshnjak gjithashtu ka shtuar se intervista e plotë më Rashiçin do të publikohet të dielën.

Ora 11:12
VIDEO/ Policia e Kosovës bastis restorantin e gruas së Radojiçiç, konfiskohen disa makina luksoze

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer bastisje në pesë lokacione në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Burime për median Klan Kosova bëjnë të ditur se shënjestër e këytre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç në Ujman. Po ashtu, policia ka kryer bastisje edhe tek restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiçit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

“Kossev” raporton se në garazh të këtij lokali, janë konfiskuar disa vetura, dy prej të cilave me targa të Beogradi dhe një pa targa fare, raporton Express.

Mediumi lokal Kontaktplus ka publikuar një video nga momenti kur policia e përfundon bastisjen.

Në video shihet edhe njëra ndër makinat që u konfiskua nga bastisja në restorantin e gruas së Milan Radoiçiçit, njeriut kryesor që mori pjesë në sulmin terrorist në veri.

Ora 10:22
Sulmet terroriste në veri të Kosovës, mediat ruse mbështesin Serbinë: Një ngjyrë, një besim, një gjak

1695975786_ivana.jpg

Në mbështetje të Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën një polic, Afrim Bunjaku, disa media ruse kanë vendosur në billborde një mbishkrim “Një ngjyrë, një besim, një gjak”.

Këto foto të billbordeve i ka publikuar në rrjetet e saj sociale analistja amerikane, Ivana Stradner, e cila tha se kjo gjë ishte një “skenar i vjetër”.

Stradner ka paralajmëruar se ajo që u pa gjatë fundjavës së fundit në Kosovë nuk do të ndalet me kaq.

Ditën e djeshme Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Rusi, Aleksandër Grushko, tha se për shkak të politikës nxitëse të SHBA-së dhe BE, Rusia nuk shihte mundësi për një stabilizim afatgjatë të situatës në Kosovë.

Ora 09:07
Policia e Kosovës bastis vilën e Radojiçiçit në liqenin e Ujmanit

1695725197_milanradojiq.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer bastisje në pesë lokacione në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Burime për median kosovare Klan Kosova mëson se shënjestër e këtyre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiç.

Sipas këtij burimi, vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit. Sipas njoftimit të PK-së, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

“Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Milan Radojiçiç, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka qenë pjesë e grupit terrorist i cili të dielën që lamë pas vrau një polic në Banjskë të Zveçanit.

Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës. Nga ky aksion mbetën të vrarë tre terroristë./KlanKosova

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 29/09/2023 17:22

    Sigurisht,je ndergjegje e Vicihicit,por ndergjegje shqiptari Jo.Te perpiqesh per paqe ne Ballkan nuk do te thote se je Vella i Vicihicit.Po keshtu ,Edhe Nese fton Kosoven ne tavoline te rrumbullaket krah Shqiperise per paqe e prosperitet.Fakti qe vete disa personalitete europiane Kane mbajtur qendrimi negative ndaj kosoves ne bisedimet parezultat kosove serbi,tregon se hapi i bere nga Edi Rama -per paqe e prosperitet ne Ballkan,per njohjen e pavarsise se kosoves ,qe nga beogradi e deri ne keshillin e sigurimit,kerkesen per shtimin e trupave te Nato ne kosove,denimin i agresioni dhe kerkesat per veprime konkrete europiane e te Nato,etj,Jane te drejtat qe nuk ia ndalon dot kush.Flet ne emer te shqiperise dhe drejte,hapur.Ka ardhe koha,ndaj i shtron hapur.Kujt ti djege ,qofte vicihici,qofte Gerdalla le te kryhen Ballkanit eshte ne prag lufte per shkak te Rusise dhe Serbise,per shkak te lojrave te disa Shteteve europiane.Mund te flitet se deshtoi Ballkanit i hapur,por Jo per faj te Edit,ashtu Sic mund te flitet per deshtim te planit Franko Gjerman,por Jo per faj te Edit.Ndaj Edi kerkon reflektim paneuropian.Hapi i pare,njohja e pavarsise se kosoves nga BE.Hapi i dyte,heqja e ligjit te luftes ndaj Shqiperise nga vete BE.Heshtja e saj per kete ligje eshte mbeshtetjen per kete ligje.

    Përgjigju
  • Turi: 29/09/2023 17:16

    Po e pranon se e kam then sta qe jan kap se sqe aq trim ky plere. Ta arestoin tani dhe ta vuaj denimin ne vendi e kryehrjes te krimit.

    Përgjigju
  • Gjergj: 29/09/2023 17:06

    Pas kèsaj tè kètij gjysmakut primitiv, do dalè Edi Kollarexhiu dhe do kèrkojè qè KFOR tè patrullojè edhe vilèn e Radojçiç. Nuk shkon, qè atij tè fortit, ti tregohet vèndi nga forcat specialè tè Kosovès, apo siç thotè Vuçiç, shoku i ngushtè i ballkonit tè Edit, tè Albin Kurtit. Ah sikur tè kishim edhe ne njè forcè tè tillè speciale nè Shqipèri,,,,psh kur na arrijnè ata "miqtè" tanè pèr tè pèrkujtuar atè plehun Kacifas. Mirèpo, mè thanè, qè nuk kish profesionalizèm dhe atdhedashuri tè tillè tillè, nèn thundrèn e tè korruptuarve.

    Përgjigju
  • GOLI: 29/09/2023 15:23

    JU LUMTE SHQIPE..MOS NDALONI..VEME PER TE PASTRUAR TREVAT SHQIPETAR PREJ HALEVE SERBE...TA BEJME MEMEN SHQIPER TE TEREN TE ÇILTERA....

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/09/2023 13:19

    Në këto ngjyra fashiste është edhe Edvin shkjau shqipfolës fatkeqësia e Shqipëris…!!!

    Përgjigju
    • Niku: 29/09/2023 15:59

      Arberor je nje cope injoranti budalla shko vizitou idiot.

    • e drejta: 29/09/2023 14:38

      IK MORE MASKARA SHQIPFOLES

  • Flamuri: 29/09/2023 13:19

    E paska dhe kuqezi makinën qerratai. Ndoshta do na dilte me pretendimin që dhe flamuri kombëtar shqiptar është i Serbisë.. Hajde RROTAIQIQ hajde

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 29/09/2023 08:45

    Policia e Kosoves duhet te paraqese autorizimin e kryeministrit edvin te Tiranes per kontrollet ne Veri,ndryshe duhet te pergjigjet para ketij lideri global....aha edvino sta pjerrdh kurrkush maa,je bo si likja me policine bashkiake ne Tirane..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy