Armët në Zveçan, Kurti: Serbia kërkon të përshkallëzojë situatën! Ministri Zveçla: Municionet erdhën nga Beogradi, ishte planifikuar akt terrorist

KOSOVË- Kryeministri, Albin Kurti në një reagim të bërë mbi sasinë e madhe të armatimit që u gjet në makinën me targa serbe në Zveçan, e quajti këtë rast si organizim terrorist dhe theksoi se Serbia kërkon të përshkallëzojë situatën. Ai tha se disa prej granatave të dorës që u zbuluan brenda makinës janë t1% njëjta me ato që u përdorën në sulmin ndaj KFOR-it në 29 maj. 

“Panorama e këtij organizimi terrorist është e qartë: vetura me targa të Beogradit, pronë e ndërmarrjes shtetërore të hekurudhave të Serbisë; armatimi i gjetur i gjithi prodhim i Serbisë, ndër to granata të dorës prodhuar në vitin 2021, të tilla që janë përdorur në sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan kundër ushtarëve të KFOR-it; jelekë me mbishkrime të njësiteve ruse, serbe dhe logo e shenja identifikuese të organizatës “Severna Brigada”, si dhe mjete shpërthyese të përdorura më herët nga formacioni ilegal me aktivitete kriminale “Mbrojtja Civile”. Sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara”-tha Kurti.

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një konferencë për shtyp zbuloi se kjo makinë është pronë e Shoqërisë Aksionare “Hekurudhat e Serbisë”. 

“I tëri ky armatim ka ardhur nga Serbia. Tashmë Policia e Kosovës ka edhe informatat e para rreth personave të cilët kanë qenë të përfshirë në sjelljen e tyre por edhe potencialisht në realizimin e akteve terroriste; këto armë janë jashtëzakonisht të rrezikshme qoftë për personelin policor por edhe për të gjithë qytetarët”.


Zveçla tha se është e dukshme se kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfillte terroriste.Këto armë të zbuluara, Sveçla tha se për synim kishin “sulme terroriste” ndaj vendit.

Por, shtoi ai, ky kontigjent i zënë armësh tregon se numri i armëve të këtyre “grupeve kriminale dhe terroriste është edhe më i madh” dhe se për shtetin kosovar “panorama është më e qartë se kurrë”.

“Granat e dorës janë prodhim serb i vitit 2021. Pra nuk janë armë të mbetur nga lufta e viteve 9-99. Janë të furnizuara drejtpërdrejtë nga ushtria serbe”.

Ministri nënvizoi se “nuk do të kenë sukses” përpjekjet që ai tashmë tha se “janë shndërruar në terroriste” ndërsa ftoi edhe faktorin ndërkombëtar “të reagojë ndaj këtyre ngjarjeve...terroriste”.

Gjatë konferencës për median ai tha se po luftohet agresioni i drejtëpërdrejtë i Serbisë në Kosovë dhe i bëri thirrje ndërkombëtarëve të jenë konsistent në deklaratat e tyre.

 "Po luftojmë agresionin e drejtëpërdrejtë të Serbisë në Kosovë dhe eksponentët e tyre të cilët janë financuar përmes veprimtarive kriminale por dhe drejtëpërdrejtë nga Beogradi. Po furnizohen me armë drejtëpërdrejtë nga Beogradi dhe kanë qëllim të cënojnë integritetin territorial të Kosovës dhe luftojnë shtetndërtimin e Kosovës. E thonë publikisht dhe ne e themi publikisht se nuk do të lejohet të ndodhë. Ftoj ndërkombëtarët të jenë konsistent në deklaratat e tyre. Kompromise me terroristë dhe sulmues të mediave, EULEX e KFOR nuk mund të ketë' vijoi me tej Svelça.

Mes të tjerash, ai tha se ditëve në vijim do të kërkojë nga qeveria që grupet si Mbrojtja Civile dhe Severna Brigada të shpallen organizata terroriste. 

Një koment e pati edhe për shefin e diplomacisë, Josef Borrell i cili ditën e djeshme konsideroi arrestimin e serbëve në Kosovë si të paligjshme. Sveçla e konsideroi si të papranueshme ndërsa tha se këto deklarata politike nuk u shërben askujt. Këtë retorikë e mbajti edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Makina me targa serbe u gjet ndaluar nga Policia rreth 100 metra larg Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës, ku prej javësh ka një situatë të tensionuar. Ministri thekson se gjithë këto armatime do të përdoreshin për të kryer sulme terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:15
Armatimet e zbuluara në makinën me targa serbe në Zveçan, Kurti: Organizim terrorist, Serbia kërkon përshkallëzimin e situatës

1686813061_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke reaguar për veturën me targa serbe ku u zbulua sasi e madhe eksplozivi dhe armatimesh, e quajti një organizim terrorist dhe shtoi se granatat e dorës që u gjetën janë përdorur edhe në 29 maj kundër ushtarëve të KFOR-it.

Ai tha se sasia e madhe e armëve të zbuluara tregon përmasat e aksionit kriminal të planifikuar që është parandaluar nga policia e Kosovës duke theksuar se Serbia është pozicionuar qartë në përshkallëzimin e situatës. 

Reagimi i plotë i Kurtit:

Mbrëmë, Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë parandaluar një sulm terrorist duke zbuluar në Zveçan, 100 metra afër objektit të Komunës, një veturë me shumë armë, municion e pajisje të ndryshme ushtarake.

Panorama e këtij organizimi terrorist është e qartë: vetura me targa të Beogradit, pronë e ndërmarrjes shtetërore të hekurudhave të Serbisë; armatimi i gjetur i gjithi prodhim i Serbisë, ndër to granata të dorës prodhuar në vitin 2021, të tilla që janë përdorur në sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan kundër ushtarëve të KFOR-it; jelekë me mbishkrime të njësiteve ruse, serbe dhe logo e shenja identifikuese të organizatës “Severna Brigada”, si dhe mjete shpërthyese të përdorura më herët nga formacioni ilegal me aktivitete kriminale “Mbrojtja Civile”. Sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara.

Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës. Përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Republikës së Kosovës duke rrëmbyer 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit tonë në 14 qershor 2023, ajo luftimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste.

Unë i jam falënderues PK-së dhe AKI-së për punën që po bëjnë gjithë këto kohë në ruajten e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë dhe në parandalimin e krimit e terrorizmit në atë pjesë të Republikës së Kosovës.

Ora 16:19
Petkoviç: Kosova ‘mbjell’ armë në veri për të fajësuar Serbinë

1686753934_petarpetkovi.JPG

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, akuzoi autoritetet e Kosovës se i kanë “mbjellë” armët e gjetura një ditë më parë në Zveçan. Ky ka qënë termi i përdorur prej tij gjatë një konference për mediat.

“Policia e Kosovës po transporton armë dhe municione, të konfiskuara më herët, nga stacionet policore në zona të ndryshme. Qëllimi i tyre është që t'i përdorin armët për arrestime të reja të serbëve ose t'i ruajnë ato në veri dhe pastaj gjoja t'i gjejnë dhe akuzojnë serbët"-ka thënë Petkoviç.

Në lidhje me deklaratën e policisë së Kosovës, se makina ku u gjetën armët i përket ndërmarrjes së hekurudhave të Serbisë, Petkoviç ka thënë automjetit i kishin skaduar targat më 2020.

Ai ka paralajmëruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të deklarohet për këtë çështje në 24 orët e ardhshme.

Ora 13:45
Sveçla i kundërpërgjigjet Borrellit: Deklarime politike që i shërbejnë dikujt, jemi në koordinim me KFOR’in dhe EULEX’in

1687607143_eew.JPG

 “Është absolutisht e pëqëndrueshme”, tha Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pyetur rreth deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, se arrestimi i djeshëm i Nenad Orloviç u bë pa procedura gjyqësore.

“Është deklarim politik”, tha Sveçka, “që i shërben interesat e këtij apo tij në momente të caktume” ndërsa deklaron se si institucione për çështje të sigurisë dhe aksioneve policore janë krejtësisht në “komunikim dhe koordinim” me EULEX-in dhe KFOR-in, ndonëse edhe për këto dy të fundit Borrell pretendon ndryshe.

Ora 12:51
Sasia e madhe e armatimit që u konfiskua dje në Zveçan

 

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça dolën në një konferencë për të treguar sasinë e madhe të armatimit që u konfiskua të premten në Zveçan në një veturë me targa nga Beogradi.

Ata thonë se u parandalua një sulm terrorist ndaj qytetarëve të Kosovës.

Hoxha tha se strukturat ilegale kanë deponuar sasi të mëdha të armëve në Zveçan që të njëjtat të përdoren në sulme terroriste. 

Disa prej tyre janë konfiskuar, por drejtori i PK-së ka thënë se numri i armatimeve që janë futur në Zveçan nga Serbia është më i madh. 

Çfarë u konfiskua në Zveçan të premten në mbrëmje?

Vetura A6

9 zolla

2 lansues

2 osa

1 predh e minahadhësit

21 granatadore – të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë sulmit ndaj KFOR-it më 29 maj

20 predha të tromblonit

2 mbushës të barutit

10 armë të gjata automatike

1 revole

1 shurdhues të armëve

51 karikatorë të armëve të gjata

5 karikatorë të armëve të shkurtëra

5756 fishekë të kalibrit të ndryshëm

18 koktej molotovi

17 mjete piroteknike

14 mjete tymosëse

5 thika ushtarake

11 jelekë antiplumb dhe taktik

9 unifroma ushtarake

1 dylbi

Maska kundër helmimit nga gazi

1 dyshek ushtarak për nevoja te snajperëve

Telefonë, tre radiolidhje dhe një sasi e narkotikëve.

S.G/LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos