Rama: Marrja e financimit nga Plani i ri i Rritjes, shenjë e ecurisë në negociata! 74% e europianëve optimist për BE, tregues se na duhet Unioni

TIRANË - Bashkimi Europian pritet të miratojë fondet e Planit të ri të Rritjes për Shqipërinë, ndërsa për kryeministrin Edi Rama kjo përbën një shenjë të mirë në ecurinë e negociatave të vendit sipas ritmit të përcaktuar drejt unionit evropian. Kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për 64.5 milionë euro për Shqipërinë, 30 milionë euro si mbështetje për reformat dhe 34 milionë euro për infrastrukturën. 

“Shpejtësia në planin e financimit do të thotë përmbushje e detyrave dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit dhe bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejt nga BE për Shqipërinë. 30 mln euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat e axhendës kombëtare të reformave dhe 34 mln euro kalojnë përmes Fondit të Investimeve të Ballkanit për infrastrukturën. Kështu që besoj se është tjetër shenjë e qartë e faktit se jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar për t’u anëtarësuar në BE", u shpreh Rama gjatë komunikimit live me ndjekësit në rrjete sociale. 

Kryeministri tha se BE-ja i duhet më shumë se kurrë Shqipërisë për shkak edhe të situatës gjeopolitike. Këtu ai përmendi edhe një anketë të bërë së fundmi nga BE, ku 74 përqind e europianëve vlerësonin se vendi i tyre ka përfituar nga anëtarësimi në union, një shifër që siç tha kryeministri, është më e larta që nga viti 1983, kur ka nisur që të mbahet një anketë e tillë. 

“Dua ta filloj nga një anketim i bërë së fundmi në BE, ku ka një rezultat shumë befasues për disa për aspak befasues për disa të tjerë, që për herë të parë që nga bërja e kësaj ankete në 1983, kur ka filluar kjo anketë, ka një shifër për herë të parë rekord 74 për qind e bllokut të BE që beson se vendi i tyre ka përfituar nga BE, dhe që beson se sot, ka arsye të tjera për të mbështetur BE. 35 për qind e mbështetësve të kësaj mase shumë domethënëse mbështetje për BE, citojnë paqen dhe sigurinë, që është në fakt edhe arsyeja pse po ua përsëris përditë pse me 11 Maj vota ka një peshë specifike të rëndësishme gjeopolitike për të garantuar paqen dhe sigurinë e popullit tonë në BE. 34 për qind të tjerë, si arsye të parë, citojnë rritjen e bashkëpunimit mes vendeve që fuqizon drejtpërdrejt edhe ekonominë. Kjo bluja është mbështetja vend pas vendi e BE, e paparë që nga 1983. Janë në një mendje masivisht që prania në BE, është garanci për paqen dhe sigurinë. Atyre që thonë se çfarë na duhet BE, sot më shumë se kurrë na duhet BE dhe ne BE.“

I ndalur te situata e brendshme, kryeministri tha se PD po mbahet peng nga Sali Berisha. Procesin e Primareve kryeministri i cilësoi si një taktikë skuthe dhe pabesi nga ana e Berishës. 

“E tregoi shumë qartë praktika shumë hipokrite, skuthe e pabesë e primareve. Sa e sa demokratë besuan se ju erdhi dita të vlerësohen për atë që janë, u zhgënjyen se u përdorën për një propagandë hipokrite dhe u lanë jashtë. Simboli i tyre është fituesi i primareve të Tiranës, kryetari i Partisë së Tiranës që as nuk e njoh dhe s’kam dyshim që është kundër meje, por fitoi dhe e hodhën jashtë.”, shtoi Rama.

Rama iu përgjigj edhe komenteve për vizitat e tij të shpeshta në bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt më 10 Shkurt. Rama tha se ai nuk është më kryetar bashkie dhe punët në këtë institucion i ka mbyllur në vitin 2011. Kreu i qeverisë nënvizoi edhe njëherë mbështetjen për drejtësinë përballë sulmeve të Berishës dhe opozitës për të shkrirë SPAK. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:25
‘Nuk jam atraksion i madh’, Rama-komentuesit: S’di sesa kohë ka që vesh një bluzë, kam 10 kopje

 

Gjatë komunikimit live me ndjekësit në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një komentuesi që i shkroi për veshjen e tij. 

Teksa tregoi edhe bluzën që mbante veshur, kreu i qeverisë tha se ka kohë që mban modele të tilla dhe se ka disa kopje si ajo. 

"Nuk është se jam ndonjë atraksion i madh, as në çfarë ha, as në çfarë vesh, se siç e shihni, kam nuk e di sa kohë që vesh një bluzë. Kam nja 10 kopje të kësaj bluze dhe tuta, siç e shihni. Edhe në çfarë ha, nuk është se jam interesant, fare i zakonshëm.”, u shpreh kryeministri. 
 

Ora 10:15
'Me e marrë Luli unë mbytem në det?' Rama i përgjigjet komentuesit: Detin e kemi për t'u bashkuar me të tjerët, kënetën duhet ta thajmë bashkarisht

 

Ndërsa komunikonte live me komentuesit e rrjeteve sociale, pranë kishte statujën e vogël të bufit, dhuratë nga socialistët vlonjatë.

Ndërsa ironizoi kreun e koalicionit euroatlantik, kishte dhe një mesazh për demokratët e PD-së së drejtuar nga Berisha. 

“Me e marrë Luli unë mbytem në det?

Jo mo Sinan çfarë do të marrë Luli? Detin e kemi për tu bashkuar me të tjerët. Kënetën duhet ta thajmë e do e thajmë bashkarisht. Ndërsa Lulin mezi e kemi (qesh) o Lul…
Po bufi pse nuk flet? ( I referohet statujës në zyrë) 
Flet, flet, por është ai i ziu… (I referohet Berishës) se ky këtu është për tju thënë kujdes!
 

Ora 10:04
Rama: Berisha la prapa gropa, plagë e zhgënjim, nuk iki pa ju dhënë pasaportën e BE-së

 

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur komentuesve në rubrikën 'sy m'sy' tha se Integrimi i Shqipërisë në BE do të jetë një nga objektivat e realizueshme të PS-së në pushtet, ndryshe nga Berisha që sa herë mori pushtetin pas la gropa, plagë e zhgënjim.

Ia ke gjetur telat këtij populli kryeministër, bukë misri, gallatë, ndonjë copë djath bardh në fund të vitit?


"Sa herë bufi i kënetës dhe këneta kanë marrë diçka kanë lënë prapa gropa, plagë e zhgënjim, qoftë në pushtetin qëndror dhe qoftë atë vendor. Sa herë që PS ka marrë diçka në dorë, e ka lënë më mirë seç ka qenë. Ndërkohë këtë herë nuk kemi ndërmend për ta lënë, se do të vazhdojmë e unë personalisht do të vazhdoj deri kur të jap dhe pasaportën e BE-së. E atëherë më pas me pasaportën europiane do më kujtosh. Nuk do jemi në komunikim bashkë por do më kujtosh" 

Ora 09:52
Shqipëria në BE në 2030, Rama: Ka përkuar fati i Europës me tonin! Sot janë ata që duan për interesin e tyre, jo vetëm ne

 

 

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe skeptikëve, atyre që nuk besojnë se Shqipëria do të hyjë në BE më 2030. 

Komentuesi: Ke 12 vite në pushtet e premton Shqipëria në BE përralla?

“Unë premtoj Shqipërinë në EU e kjo është rruga. Në Mal të Zi ku premtohet çdo vit për të hyrë në BE, por ka 2012 që nuk hyn çfarë do i thuash, po liderëve të Serbisë që ka në 2014 të negociojë, po Maqedonia e Veriut që ka në 2005, po tallesh?! 

Do të përpiqesh të kuptosh si funksionoj ky proces apo përpjekje titanike apo të flasësh budallallëqe. Ne këmi që vjet që negociojmë e kemi dakordësinë të mbyllim negociatat. Në 3 vite negociatat nuk i ka bërë askush. Kemi bërë detyrat tona, kemi shkëlqyer e shkëlqejmë. 

Ka përkuar fati i Europës me tonin dhe sot janë ata që duan për interesin e tyre jo thjesht për fatin që duam ne. Këto janë yjet që janë bashkuar. A ia vlen të diskutojmë në vend që të bashkojmë duart e të përqafojmë këtë fat” 
 

Ora 09:37
Rama: Dumani ka të gjithë solidaritetin tim përballë sulmeve kafshërore! Drejtësia të ndërhyjë edhe për të pastruar shtëpinë tonë

 

Kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe një herë mbështetjen ndaj SPAK  përballë sulmeve të Sali Berishës dhe opozitës për ta shkrirë institucionin dhe kërcënimeve ndaj kreut të institucionit Altin Dumani.

Duke iu përgjigjur komentuesve të cilët e pyetën se çfarë bëri për të luftuar korrupsionin tha: 

“Gjyqet që po zhvillohen si thua ti? Nuk kanë lidhje me asnjë vullnet të PS-së. Po të mos ishte PS nuk do të ishte këtu. 
Altin Dumani ka të gjithë solidaritetin tim përballë sulmeve kafshërore e deri kundër familjes së tij. Nuk ka ardhur nga hëna, as nuk e kanë sjellë me avion nga SHBA apo Europa kur u ngrit institucioni i SPAK. Ka qenë këtu. E kishit dëgjuar Dumanin ndonjëherë. Jam i bindur që ka qenë i ndershëm dhe kurajoz. Pse nuk kishte thirrur Altin Dumani ndonjë politikan atëherë?! 

Pse nuk kishte marrë Altin Dumani ndonjë politikan, sepse nuk kishte ardhur akoma koha që solla unë e PS, që bëmë reformën në drejtësi e dorëzuam shpatën e ndëshkimit drejtësisë. Vumë organizmin e vetë PS-së në dispozicion të drejtësisë për të përshkallëzuar luftën kundër korrupsionit dhe për ti kërkuar drejtësisë të ndërhyjë kudo që shikon të arsyeshme të ndërhyjë dhe për të pastruar shtëpinë tënde. Nuk të duket plan.

Po bufin e kënetës dhe lulërat i ke parë si reagonin kur PS donte të bënte reformën në drejtësi. Si u përpoqen ta pengojnë. E dëgjon bufin çfarë thotë tani. Më jepni votën të shkrij SPAK e përbetohet kur flet për Altin Dumanin. 
 

Ora 09:27
Je bo si Ver Llapa... Rama i përgjigjet komentuesve 'opozitar': S'kam detyrë të merrem me kazëm, por me njerëzit! Populli më 11 maj do e thotë sa më beson

Kryeministri iu përgjigj dhe komentuesve opozitarë të cilët e kritikojnë për gjuhën e tij politike e strategjinë e komunikimit përmes rrjeteve sociale. 

Komentuesi: Ngele në Tik Tok e facebook..
Rama: “Tik Tok skam fare e kam të mbyllur prej kohësh. Pse jam në fb është detyra ime të komunikoj. Unë nuk merrem me kamëz, nuk më kanë caktuar të hap ndonjë kanal me kazëm. Puna ime është të komunikoj intensivisht me njerëzit e për njerëzit.

Komentuesit “Tallesh me Lulin…”
Rama:
Nuk tallem me askënd. Përdor të gjithë erashën e larmishme të komunikimit për të thënë ty se ku do të shkosh. Ka një fillim e fund e fundi im në detyrë është kur të të jap asaportën e BE-së e atëherë nuk do të kesh detyrimin të flas me ty. Ky është fati im.

Komentuesi: “Fol sa të duash me lulin e veten se askush s’të beson më  Je bo si i ndjeri Ver Llapa..”

Rama: “O Petrit po qimet e burrave sheh ti. Eh mor Petrit a më beson a s’më beson kush mu... Shyqyr e kemi shumë afër me u marr vesh se do na e thotë populli më 11 maj.

S’ke faj ti, fajin e kemi ne që s’të largojmë dot me sistemin që ke ngritur?
Rama:
 Oho…

Ora 09:14
'Primaret e PD-së praktikë skuthe e pabesi e Berishës për demokratët' Rama: Ja pse të rinjtë e FRPD-së u bashkuan me socialistët

 

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së tha se primaret e PD-së vërtetuan se opozita është ‘një kënetë’ e drejtuar nga një ‘buf’ duke iu referuar Sali Berishës dhe se demokratët duhet të hapin sytë për ta larguar këtë të fundit.

Si shembull solli të rintjë e FRPD-së në Vlorë që braktisën Berishën dhe iu bashkuan socialistëve

"Do të flas për bufin e kënetës deri në 9 maj që është dhe dita e Europës dhe finishi I bie pragut të dëgjojë dera. Se po ti biesh asaj dere nuk hapet, flas për ata të shurdhuar që nuk shohin se nuk kanë një lider, por një buf kënete. E tregoi shumë qartë praktika shumë hipokrite, skuthe e pabesë e primareve.

Sa e sa demokratë besuan se ju erdhi dita të vlerësohen për atë që janë, u zhgënjyen se u përdorën për një propagandë hipokrite dhe u lanë jashë. Simboli i tyre është fituesi i primareve të Tiranës, kryetari i Partisë së Tiranës që as nuk e njoh dhe s’kam dyshim që është kundër meje, por fitoi dhe e hodhën jashtë.
Doli i pari dhe nuk gjendet kund në listë. Këtë kanë votuar vajzat dhe djemtë e forumit rinor të PD-së Vlorë që masivisht u shkëputën dhe u bashkuan me mua dhe kanë një person që i përfaqëson, pedagogia Zamira, për të arritur një qëllim shumë më të madh. Ata nuk janë socialist, mund të mos bëhen kurrë socialist por janë pjesë e jona. Shqipëria që duam në BE është përtej ndasive, ndarjeve e ideologjive" tha Rama.

Ora 09:08
'Veliaj në qeli', Edi Rama-komentueses: Nuk jam kryetar i Bashkisë së Tiranës, punët aty i kam mbyllur në 2011

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesje që i shkruante se ka punë edhe në Bbashkinë e Tiranës, duke iu referuar vizitave të tij pas arrestimit të Erion Veliajt. Kreu i qeverisë u shpreh se punët në Bashkinë e Tiranë i ka mbyllur në vitin 2011.

Qytetarja: Ti shiko se ke disa punë në bashki? 

Rama: Unë punët në bashki i kam mbyllur në 2011, nuk jam kryetar i bashkisë së Tiranës. 

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit. 

Ora 09:06
Rama shfaqet me bufin që i dhuruan në Vlorë: Ky është si yll, po këneta po mban peng një forcë politike për veten e tij

 

Kryeministri Edi Rama u shfaq në rubrikën në “Sy m’sy” me “bufin e kënetës” që i dhuruan qytetarët gjatë vizitës në Vlorë. Rama tha se ky bufi është si yll dhe jo si këneta (Berisha) që po mban peng një forcë të tërë politike për veten e tij.

“Ky është si yll. Po këneta e atij që ka mbetur atje që lufton vetëm për veten e tij dhe mban peng një forcë të tërë politike që lindi si shpesë dhe sot është kënetë e mbaruar”, tha Rama.

Ora 09:01
‘Berisha po mban peng një forcë politike’, Rama-komentuesit: S’po merrem unë me bufin e kënetës, po e mbani ju akoma

 

Kryeministri Edi Rama thotë se Sali Berisha po mban peng PD-në. Duke iu përgjigjur një komentuesi, kreu i qeverisë tha se nuk është ai që po merret me Berishën, por ka të tjerë që e mbajnë aty. 

“Po mban peng një forcë të tërë politike që lindi si shpresë dhe sot është kënetë. Nëse nuk do ta doja në BE, nuk do të harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime, dhe jo më duke u marrë me të verbërit dhe të shurdhuarit nga zhurma e qua qua qua se janë të prekur se unë merrem me bufin. 

Në fakt unë nuk merrem me të, por ju që e mbani akoma aty. Unë thjesht konstatoj atë që sheh shumica e shqiptarëve që në krye të opozitës së ashtuquajtur është një buf kënete dhe që opozita është e gjitha tërësi krijesash në një kënetë të madhe politike dhe mediatike.", tha Rama. 

Ora 08:53
Rama telefonon Ballën live, zbardh axhendën e takimeve në Greqi: Do të rikthehemi edhe në Itali

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy” zhvilloi bisedë telefonike edhe me drejtuesin e Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Ballën, ku ndanë detaje për takimin me shqiptarët në Kretë dhe Athinë. Balla zbuloi se dy javë pas takimeve në Greqi, do të rikthehen me takime në Itali. 

“Do të fillojmë takimin e parë në Hania, një ndër qytetet më të mëdha të Kretës, ku jeton prej shumë vitesh një komunitet i madh shqiptar. Në fakt, prej shumë vitesh në të gjithë Kretën jetojnë 35-45 mijë shqiptarë, sipas shifrave zyrtare, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të këtij ishulli, që është një destinacion kryesor turistik për Greqinë. Ndërsa në Hania jetojnë dikur 10-14 mijë shqiptarë, që janë shumë të integruar dhe të përfaqësuar edhe në organet e qeverisjes vendore.

Takimi në Hania do të zhvillohet në një pallat sporti, ku do të marrin pjesë shumë shqiptarë, do të takohemi dhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare aty, pa asnjë dallim të majtë apo të djathtë sepse në fund të fundit, kjo është për ta një vizitë historike që për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon t’i takojë. Kjo është në 29 pasdite në orën 18:00. Më pas do të kemi një takim tjetër me bashkatdhetarë që jetojnë në Athinë.

Greqia është e dyta pas Italisë për numrin më të madh të emigrantëve të regjistruar për të votuar në 11 maj. Edhe takimi i Athinës do të jetë takim i madh. Dy javë më pas, kthehemi në Itali për të pasur një takim. Kemi përzgjedhur një pikë afër Milanos sepse ajo është pika që i bashkon të gjithë”, tha Balla gjatë telefonatës me Ramën. 
 

Ora 08:49
'Burgu, burgu... kush e ka radhën....' Rama: Të degraduarit duhet të marrin përgjigjen më 11 maj! Bufi i kënetës e 'kukulla' e tij (Basha) kërcënim për reformën në drejtësi

 

Kryeministri Edi Rama argumenton pse vota e 11 majit duhet të jetë për PS-në. Për të mos e lënë të ikë treni i historisë për Shqipërinë për të hyrë në BE, si e vetmja garanci për një sistem drejtësie të pavarur.

"Ne socialistët e progresistët jemi shumë krenarë që bëmë të pamendueshmen, dorëzimin e shpatës së drejtësisë në duart e drejtësisë nga duart e pushtetit politik. Nga kjo zyrë ku qëndroi shpata nga 1912, zyra e të parit të shtetit qoftë dictator, qoftë dhe president sic ishte lummadhi që sot u kthye në buf kënete e që burgosi kundërshtarin e tij dhe ia kemi dorëzuar drejtësisë shpatën. 

Sot ka dhe lëvizje të paimagjinueshme të drejtësisë, në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. Ky është moment historik por që të garantojmë barazinë para ligjit nuk mund të jetë në dorë të një partie politike e një lidershipi, pasi nesër vjen dikush tjetër dhe e kthen përmbys, prandaj duhet BE, hyrja në BE e bën të pamundur kthimin e rrotës së historisë dhe rikthimin e shpatës së drejtësisë në zyrën e të parit të qeverisë. Këtë po bën PS.

Të gjithë ata si njerëz të degraduar e dëshpëruar që rrinë e përsërisin cdo ditë, burgu, burgu kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg, etj duhet ta marrin përgjigjen më 11 maj, sepse ata nuk kanë asnjë rol. Janë penguesit e armiqtë e reformës në drejtësi.

Ata janë ata të cilët e morën peng për një periudhë kohe, arritën të vijnë me cadër për të mos votuar vetingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve. Të gjithë bashkë. Sigurisht ishte Luli në krye por ai ishte kukulla e bufit të kënetës që e thotë shumë qartë se me votën e 12 majit do shkrij SPAK. Ky është kërcënim sot dhe vazhdimisht mund të jetë në të ardhmen nëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së" 
 

Ora 08:45
'Të krijojmë një bllok kompakt më 11 Maj’, Rama: Hidhni votën në numrin 5, jo për t’u bërë socialistë por për BE

Kryeministri Edi Rama tha se qytetarët duhet të krijojnë një bllok kompakt më 11 Maj. Kreu i qeverisë tha se duhet të votojnë për PS, jo për t’u bërë socialistë, por për mesazhin e hyrjes në BE. 

“Kështu që diskutimi a ia vlen është kot, i pabazuar ndërsa krijimi i vetëdijes që me 11 Maj duhet të krijojmë një bllok kompakt përtej të majtës dhe të djathtës apo ndasive partiake, apo tifozllëkut dhe rendjes pas faneleve të partisë është domosdoshmëri. Duhet ta krijojmë këtë vetëdije së bashku. PS në numrin 5 është vendi për të hedhur votën, jo për t’u bërë të gjithë socialist, por për të kompaktësuar mesazhin për BE dhe mbështetur fuqishëm negociatat, duke krijuar kushtet që edhe më 12 maj, kur të jemi duke numëruar votat dhe të tjerët të jenë duke u marrë me zgjedhjet ata 1 mijë vajza dhe djem të vazhdojnë të punojnë pa lëkundje që vjen nga impakti i votës. Në një farë mënyre, PS gjendet në vendi dhe kohën e duhur si pika e referimit siç gjendej PD në ’91-‚92.”, u shpreh Rama. 
 

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skeptiku: 25/03/2025 10:42

    Kush na fut ne ne Europe o baloz......?!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)

Fier/ Incident në ndeshjen e futbollit Apolonia-Gramshi për femra, Koço Kokëdhima shtyn dhe kërcënon gjyqtarin! Takimi duhej ndërprerë, por u rinis pas presioneve? (VIDEO)