Ata janë akuzuar se në vitin 1998 kanë kryer krime lufte në Kosovë, ndërsa Shefki Hyseni akuzohet edhe për dhunim seksual ndaj një femre shqiptare.
Avokati Ibrahim Dobruna, i cili është mbrojtës i Sylejman Selimin ka konfirmuar për mediat se, klienti i tij është liruar nga të gjitha akuzat në rastin e parë në Mitrovicë.
Por, Dobruna ka thënë se, Selimi do të qëndrojë edhe më tutje në Burgun e Dubravës për shkak të rastit tjetër që ka me “Grupin e Drenicës” e që seanca do të mbahet me 12 qershor.
“Është liruar nga të gjitha akuzat dhe është shpallë i pafajshëm për krime lufte kundër popullatës civile lidhur me rasti e parë në Mitrovicë”, ka thënë ai.
Marrë nga Kosova Press
