ANGLI - Pas një nisjeje zhgënjyese të sezonit në Championship, kjo pas rënies nga Premier League sezonin e kaluar, Leicester City ka të ngjarë të shkojë në merkaton e janarit në kontakt me pretendentët kryesorë për t'u ngjitur në elitën angleze të futbollit, por me nevojën për më shumë lojtarë në skuadër.

“Dhelprat” kanë një skuadër të fortë me një përbërje të mirë në të gjitha repartet, por ende u mungon pak kreativitet në metrat e fundit të fushës, kështu që duhet të përpiqen të testojnë vendosmërinë e Bristol Cityt për të mbajtur lojtarin kyç, Anis Mehmeti.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në gjashtë raste të tjera këtë sezon me Bristol City, ndaj interesi për të është shumë i lartë. Me kontratë deri verën që vjen, nuk është çudi që Mehmeti të kalojë në janar te Leicester, me qëllimin që sezonin e ri të jetë pjesë e elitës angleze.

Në moshën 24-vjeçare, djaloshi kuqezi ka shumë fansa në ishull, por megjithë paraqitjet e mira ende nuk e ka bindur Sylvinhon që ta rikthejë në Kombëtare.

Vlen për t'u theksuar se Leicester është fitues i Premier League në sezonin 2015-16 me Claudio Ranierin në stol.

Tre asistet e Mehmetit në fitoren e Bristol City kundër Swansea: