Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë

Cristian Shpendi

ITALI - Sulmuesi i Kombëtares U-21, Cristian Shpendi mund të jetë largimi i radhës nga kuqezinjtë. Në një intervistë për ‘Pianeta Bianconero’, sulmuesi që ka shkëlqyer me nëntë gola këtë edicion në Serie B me Cesenan, ka thënë se priste një ftesë nga Sylvinho dhe se një telefonatë nga Italia do bënte të ndryshonte mendje.

‘’Sinqerisht e prisja ftesën e Sylvinhos në nëntor, u zhgënjeva. Më vjen keq pasi si përfundoi edicioni i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, rezultoi një edicion i keq i Shqipërisë. Unë jam i lindur në Itali dhe i rritur në Itali, por një ftesë nga Italia nuk më ka ardhur ende, nuk kam asnjë kontakt. Por nëse do të vinte një telefonatë, sigurisht unë tani jam me Shqipërinë, por do ta mendoja atë ftesë sigurisht. Deri tani nuk më ka ardhur asgjë nga Italia’’, tha 21-vjeçari.

I pyetur për merkaton, Shpendi deklaroi se fokusi i tij është vetëm te Cesena, ndërsa shtoi se nuk shqetësohet nga lajmet që qarkullojnë.

“Kam lexuar lajmet që qarkullojnë për mua. Mund t’ju siguroj se nuk di asgjë fare, janë thjesht thashetheme që nuk më shqetësojnë, mendoj për Cesenën dhe e di që të vazhdoj këtu është rruga e duhur, ndonëse nuk më takon mua të marr vendime të caktuara”, deklaroi Shpendi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 28/11/2024 13:20

    AS NUK I DUHET KOMBETARES NJE PERSON QE NUK ESHTE PATRIOT...QOFTE EDHE ME I MIRI NE BOTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën