Prej disa ndeshjesh Sylvinho nuk po e grumbullon në Kombëtare, por Keidi Bare është rikthyer i gatshëm për Real Zaragozën në Spanjë. Mesfushori fierak ishte në fushë gjatë fundjavës së shkuar për 60 minuta, në fitoren që të tijtë siguruan 2-3 në udhëtim me Tenerifen.
Mesfushori shqiptar pësoi hemorragji në hundë gjatë pjesës së parë dhe u desh të vendoste një pambuk për të ndalur rrjedhjet deri në pushimin mes pjesëve. Ai zbriti në fushë edhe për 15 minuta në pjesën e dytë, por hemorragjia iu përsërit në stërvitjen e së mërkurës me klubin.
Mediat spanjolle raportojnë se një tjetër përplasje me shokët e skuadrës në fund të seancës përgatitore të mëngjesit në 'Ciudad Deportiva', u mbyll me një goditje në hundë, e cila ka bërë që Bare të përfundojë i gjakosur.
Për shkak të pamundësisë së ndalimit të rrjedhjes së gjakut, mjekët e Zaragozës kanë vendosur ta transportojnë futbollistin për në spital, aty ku ka marrë ndihmën e specializuar.