Sylvinho 'fërkon duart', legjionarët marrin minuta dhe shënojnë në Europë

Sylvinho 'fërkon duart', legjionarët marrin minuta dhe shënojnë në Europë

Kombëtarja

Pak ditë përpara grumbullimit me kombëtaren shqiptare, futbollistët kuqezi po luajnë rregullisht në Europë me klubet përkatëse, ndërsa nuk mungojnë paraqitjet pozitive dhe golat. Myrto Uzuni nuk di të ndalet, teksa këtë fundjavë realizoi golin e 18-të në radhët e ekipit të Granada-s. Një gol i vlefshëm për ekipin spanjoll, që renditet tashmë në vendin e dytë. Mbrojtësi kuqezi, Herdi Prenga ka zhvilluar një ndeshje fantastike në Hungari. Prenga ka arritur të shënojë dy gola me kokë për skuadrën e Honvedit në sfidën kundër Pushkash Akademi.

Taulant Seferi është bërë sërish protagonist në Hungari, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës brenda 16 minutave lojë me skuadrën e tij Vorskla Poltava kundër Zoria Luhansk.

Edhe sulmuesi Ernest Muçi po kalon një formë mjaft të mirë në Poloni me Legian e Varshavës teksa është kthyer në një titullar absolut për kampionët polakë. Sulmuesi shqiptar dhuroi një asist në minutën e 38-të për bomberin kryesor Thomas Pekhart, i cili e ktheu në gol.

Edhe futbollistët e tjerë të kombëtares kanë pasur paraqitje mjaft të mira. Treshja e mbrojtjes, Elseid Hysaj – Berat Gjimshiti – Ardian Ismajli janë vlerësuar me nota mjaft të mira nga uebsajti i specializuar për statistika, ‘Sofascore’. Gjithashtu edhe Armando Sadiku ka shënuar në Spanjë me Cartagenan, duke gjetur rrjetën numër 8 në La Liga 2.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE