Sylvinho: Kemi bërë krenar një komb të tërë, premtojmë që do 'luftojmë' në çdo sekondë

“Do ta mbaj mend këtë ndeshje për tërë jetën time, në Shqipëri janë krenar për punën”, kështu e nisi Sylvinho konferencën zyrtare pas ndeshjes së barazuar 2-2 kundër Kroacisë.

Në Grupin B të Euro 2024, tanët barazuan në fund mes dramës dhe pika është shpresë për të kaluar grupin. Ndeshja e radhës është kundër Spanjës më 24 qershor në Dusseldorf.

“Është shumë e vështirë të analizohet e gjithë ndeshja. Në pjesën e parë mendoj se kemi bërë një lojë të mrekullueshme, fundi ka qenë i vështirë për ne. Ata kanë shkuar në finale të Kupës së Botës. Të jem i sinqertë, kur barazoni ju meritoni edhe të fitoni. Ishte e jashtëzakonshme. Do ta mbajë mend këtë ndeshje për të jetën time. Në Shqipëri janë krenarë për punën që është bërë.

Jemi krenarë. Kombi shqiptar duhet të jetë krenar me rezultatin, por edhe lojën. Kemi bërë mirë dhe jam krenar me lojtarët e mi, ata kanë luftuar shumë. Ka qenë e mrekullueshme. Ne e përfaqësojmë kombin tonë. Unë jam brazilian dhe në kampionatin e fundit kemi humbur kundër Kroacisë. Ata janë skuadër e vështirë. Kam patur një kundërshtarë të vështirë.

Vlerësime për Gjasulën

“Gjasula është një lojtarë me përvojë, është i gjatë dhe ka aftësi shumë të mira teknika. Intensiteti i lojës ishte aq i madh dhe kur merr vendimin që ai të futet në lojë, ka dhënë edhe një dhuratë për të gjithë. Është shumë e vështirë që të futesh në një ndeshje me intensitet aq të lartë”.

“I premtoj shqiptarëve që luftojmë në çdo sekondë”

“Kam biseduar me FSHF-në dhe kur flasim për Shqipërinë, ne duhet të kënaqemi. Jemi vetëm për herë të dytë. Ne i premtojmë popullit se në luftojmë për çdo moment të lojës. Kemi merituar të fitojmë me Kroacinë. Është me rëndësi që ne të luftojmë për çdo pikë. Kemi bërë gjithçka mirë dhe unë jam krenar”.

“Kemi luajtur më mirë se Kroacia”

“Nëse Gjasula nuk do të shënonte do të ishim shumë të pikëlluar dhe në Kroaci njerëzit do të kishin thënë se ishte një ndeshje e mrekullueshme, dy gola në pak minuta. Kroacia nuk ka luajtur keq ndaj Spanjës, por ata shënuan dy gola në pak minuta. Ky nivel është shumë i vështirë. Këtë pasdite ne kemi tentuar të mbrohemi mirë. Besoj se ka qenë skuadra jonë që ka bërë një lojë të mirë, ndaj një kundërshtari me lojtarë me nivele shumë të lartë”.

Pse nuk luajti Broja?

Broja është një lojtar që të “vret” në fushë të hapur, por Kroacia po fitonte dhe zgjodha Daku, për të trazuar mbrojtjen dhe për të tërhequr ekipin përpara. Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre të shkëlqyer. Jemi ambiciozë, të ecim përpara. Kjo Kombëtare ka shumë lojtarë me potencial dhe të rinj, të cilët po marrin përvojë. Do e mbajmë mend gjatë këtë ndeshje", tha Sylvinho.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mentaliteti shqiptar: 20/06/2024 13:42

    keshtu e do federata e partia , thjeshte jane pergatitur tezat e te thenurit nga tjeret per silvion , 1. barazim krenar qe barazuam me nenkamjonet e betes , humbje: ishim aq afer sa su kuptua fare pse humbem megjithese shume raste nga ekipi yne 3. fitore jemi ne majat e botes ekip i modh shqiperia toka e premtuar edhe ne futboll . rrini me kembe ne toke o shqipe se edhe te huajt po i cmontoni , te fala mullexhiu

    Përgjigju
  • halla esma: 20/06/2024 00:16

    me nje barazim behet krenar nje popull,,,.nuk me duket keshtu....fitoret e bejne krenar nje komb...ja ke fut kot o silvinjo...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë

Baton Haxhiu gënjeu, në SPAK ishte pyetur për Ilir Metën, në maj deklaroi se kishte shkuar për intervistë