Sylvinho larg Kombëtares, mësohet oferta e parë për trajnerin brazilian

Sylvinho larg Kombëtares, mësohet oferta e parë për trajnerin brazilian

Sylvinho

Sylvinho, trajneri i Kombëtares ka kontratë me FSHF-në deri në fundin e korrikut 2024 dhe pas këtij muaji është i lirë të firmos me klubet që dëshiron. Tanimë Federata Shqiptare e Futbollit i ka vendosur trajnerit kontratën e re mbi tavolinë.

Prej janarit të këtij viti, oragni i futbollit në Shqipëri ka dashur të "blindojë" trajnerin, teksa ende nuk ka një përgjigje. Pas eliminimit nga Euro 2024, Kombëtarja së bashku me trajnerin mbërritën në Tiranë dhe pas saj Sylvinho ka marrë një javë pushime.

Tanimë mësohet se janë disa klube evropiane që duan të ulin në stol Sylvinhon dhe një prej tyre është nga liga portugeze (me gjasë G.D. Estoril Praia). Kështu, siç bëri me dije edhe Armand Duka, nëse një ofertë e lartë ekonomike vjen për trajnerin, atëherë FSHF nuk do mundet ta mbajë dot Sylvinhon.

Pas eliminimit nga Euro 2024, duket se tema e rinovimit të trajnerit është bërë çështje te Kombëtarja. Megjithatë, pas një javë shumë pikëpyetje do marrin përgjigje në lidhje me të ardhmen e Sylvinhos.

I ulur në stolin kuqezi në fillimin e 2023, shanset që braziliani ta drejtojë Kombëtaren edhe në fushatën kualifikuese për Botërorin 2026 janë 50-të me 50-të.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 28/06/2024 18:08

    Numri kund në botë nuk lexohet ashtu siç e shkruani ju gazetaruca.....

    Përgjigju
  • Beke: 28/06/2024 16:59

    Eshte bote moderne. Sa paguan aq merr

    Përgjigju
  • AGIM LILA: 28/06/2024 16:28

    Gaboi qe la jasht Uzunin dhe cikallleshin, gaboi qe mori hysaj dhe seferin , gabim qe u terhoq dhe luajti me frike me italine dhe kroacine ,qe ndrrimmet i ben shume me vonese , por ne kombtare realisht ka futur fryme te re dhe menyre loje bashkohore, loje e e bukur, mme te ardhme e cilsore. Do te na duhet e mendoj qe ky brez lojtaresh do na dergoj ne botrorin e radhes.( kuptohet, pa ato dy apo tre lojtar qe nuk e meritojn te jen ne komtare )

    Përgjigju
  • Lindi: 28/06/2024 13:43

    Shani se sharjen dhe padijen e keni në gjak. Si mundet që njerëz të zakonshëm të injorojnë trajnerin e kombëtares edhe kur ai del në krye të grupit dhe të çon në evropian? Me atë që bëri, Silvinjo hyri në histori. Njeri komunikues, nëse ikën i uroj mbarësi atje ku shkon.

    Përgjigju
  • Gjergj: 28/06/2024 12:30

    Parè nè aspektin profesional, Sylvinho, nuk èshtè ajka e nivelit europian,,pèr tè cilin klubet e ligès sè kampioneve, fèrkojnè duart, kur do ta kenè nè radhèt e tyre. E kaluara e tij me klubet qè e angazhuan, èshtè mè pak se modeste. Tek ne, ai gjeti njè ekip me pèrbèrje shpresèdhènèse, me tè cilin arriti tè formojè njè grup homogjen qè mori maksimumin e mundèsisè sè tij me kualifikimin nè europian. Nè Gjermani, pamè njè Sylvinho tjetèr,,,atè qè merr vendime tè gabuara nè formacionin bazè (Hysaj,Manaj),apo atè qè nguron pothuaj deri nè fund tè ndeshjes, tè bènte ato ndryshime lojtarèsh (Hoxha, Broja, Daku), qè siç edhe e treguan nè ato pak minuta qè u aktivizuan, do kishin qènè zgjedhjet e duhura qysh nè fillim. Po dègjojmè qè Sylvinho qènka i kèrkuari i ekipeve tè tjera europiane dhe se nuk dashka tè ulet nè tavolinè me atè 'presidentin" tonè tè famshèm Duka, pèr tè nènshkruar njè kontratè tè re me kombètaren. Udha e mbarè Sylvinho. Sa mirè do ishte sikur edhe hajdutèt e FSHF, ti kèrkonte dikush jashtè,,,apo ti ftonte SPAK pèr gjithè atè makutèri ordinerèsh dhe dèmin qè i kanè shkaktuar futbollit shqiptar. Asnjè lojtar i kombètares sonè sot, nuk èshtè produkt i asaj qè duhet tè ishte baza furnizuese e ekipit,,,kampionati kombètar i futbollit apo puna me grupmoshat. Nè njè realitet hajdutèsh qè drejtojnè vèndin,,,Duka èshtè "garancia" qè gjèrat kurrè nuk do tè ndryshojnè pèr mirè. Shqipèria jonè ka shqiptarèt e thjeshtè qè vèrshojnè me qindra mijra nga e gjithè bota pèr tè mbèshtetur ngjyrat e kombit,,,ka edhe lojtarè tè tè gjitha trevave shqiptare, qè japin zemrat e tyre pèr tu bèrè njè me tifozèt,,,,por Shqipèria vazhdon tè "drejtohet" nga struktura dallkaukèsh, qè mè tepèr tè kujtojnè vèndet e dèshtuara tè Afrikès sesa njè qytetèrim europian.

    Përgjigju
  • Pal Malaj: 28/06/2024 12:09

    Te ikin sa me shpejt te jete e mundur. E demtoj ekipin kur nuk duhej . Nuk vlen per ne . Kualifikimi erdhi mga rritja e disa futbollisteve. Te lej ne stol Brojen ,Hoxhen , Mucin vetem nje njeri qe se njeh futbollin do e bente .

    Përgjigju
  • Miri: 28/06/2024 10:52

    Besoj se na duhet nje trajner shqipetar sepse te huajt nuk punojne me shpirt per kombetaren tone

    Përgjigju
  • Te shkoj: 28/06/2024 09:01

    Ne p te robve Ishte fati jon qe hyn ne europian po te ishte per te asigja zdo u bate. E tregoj vedin ne europian me nderrimet qe bente . Ose te vonuara ose te pa sens

    Përgjigju
    • Saimir: 28/06/2024 17:17

      Eshte ev qarte qe me klubet çdo trajner paguhet me shume. Me klubet trajneri kerkon edhe lojtare cilesore,pavaresisht nga kombesia dhe punon me shume gjate gjithe sezonit , rreth 40 ndeshje ne sezon. Prandaj trajnere te zote si Marino,Ancelotti, apo Sir Ferguson nuk pranojne stolin e kombetares

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ndërtoi pa leje në zonën e plazhit Dhërmi, në hetim 53-vjeçari

Ndërtoi pa leje në zonën e plazhit Dhërmi, në hetim 53-vjeçari