Sylvinho lë jashtë 'Euro 2024' 23 gola, shpërthen agjenti i Uzunit: Padrejtësi! Ka shënuar më shumë se 5 sulmues të thirrur

Sylvinho ka befasuar jo pak me listën e kombëtares për europianin e Gjermanisë, ku ra në sy lënia jashtë e dy sulmuesve si Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, të cilët kanë qenë të ftuar në çdo ndeshje kualifikuese. Po përtej këtij fakti lojtarët kanë patur edhe një sezon pozitiv me skuadrat e tyre, teksa Cikalleshi në Turqi ka realizuar 12 gola në kampionat me Konyasporin, ndërsa Uzuni 11 gola në La Liga me Granadën. Jo vetëm kaq, por të dy bashkë kanë dhënë 6 asiste, ndërsa për këto statistika ka patur edhe reagime të forta.

Fillimisht e nisi Granada, skuadra e Myrto Uzunit, që postoi në rrjetet sociale një shqiponjë dhe me teksin ‘gjithmonë me ty Myrto’. Më tej ka shkuar agjenti i futbollistit, Franci Bode, i cili referuar statistikave thotë se ‘Uzuni ka shënuar më shumë se 5 nga 6 sulmuesit e thirrur nga Sylvinho’, ndërsa shton se ‘beratasi nuk e meritonte këtë padrejtësi’.

Krejt ndryshe është përjetuar nga ata të cilët janë thirrur për të qenë në Europian. Daku, ka qenë duke ndjekur listën në kohë reale bashkë me familjarët, ndërsa kur ka parë emrin e tij ka shpërthyer një gëzim i madh, ndërsa nuk kanë munguar edhe lotët nga futbollisti. Marash Kumbulla ka reaguar në rrjetet sociale, teksa shkruan se ‘krenaria që ndjen pas thirrjes nga kombëtarja për të luajtur në Evropian është e vështirë të shpjegohet’. Listës së reagimeve i është shtuar edhe Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit, i cili dikur refuzoi të luante me Shqipërinë duke zgjedhur Zvicrën. Ai ka etiketuar Ajetin, por edhe të rikthyerit Abrashi dhe Aliji, ndërsa ka shkruar ‘forca çuna’.

Risia më e madhe e listës së Sylvinhos, sa i përket futbollistëve të thirrur, është Medon Berisha, mesfushori i cili luan me Leçen në Seria A bashkë Ylber Ramadanin. Kapiteni i kombëtares U-21 ka marrë një ftesë edhe pse ka luajtur vetëm 6 ndeshje në Seria A, ndërsa gëzimin e madh për këtë nuk e ka fshehur në rrjetet sociale.

Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muzaka i Ri: 29/05/2024 12:10

    Myrto eshte thirrur disa here, ka bere mire me skuadren qe luan,por me kombetaren rezultatet i ka patur te dobeta. Kur jeni kaq te zote sa komentoni,pse nuk merrni kombetaren,dhe keshtu nuk paguajme as trajnues te huaj.

    Përgjigju
  • Jari N: 28/05/2024 14:43

    Po ky Myrto a është i dëmtuar, le të haji Qofte te Don Bosko se ja paguan Duka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar