Sylvinho me mision në Itali, ndjek nga pranë 4 lojtarët e Kombëtares

Sylvinho me mision në Itali, ndjek nga pranë 4 lojtarët e Kombëtares

Sylvio Mendes Campos Júnior, trajneri i Kombëtares

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Sylvinho ka nisur nga puna te kombëtarja shqiptare. Një javë më parë braziliani nënshkroi me Federatën Shqiptare të Futbollit, teksa nuk ka humbur kohë dhe ka nisur nga puna.

Sylvinho ka ndjekur nga pranë dy nga lojtarët që luajnë në Serie A, teksa të njëjtën gjë do bëjë edhe sot. Të shtunë, trajneri ishte në tribunat e "San Siro" për të ndjekur Inter 1-0 Verona, me Kristjan Asllanin që shkëlqeu edhe pse mori 35 minuta në pjesën e dytë.

Të diel trajneri ishte në "Olimpico", aty ku Roma fitoi 2-0 me Fiorentinën. Marash Kumbulla luajti titullar te kryeqytetasit, duke treguar formë të mirë. Edhe sot trajneri do jetë në stadiumin "Carlo Castellani" për të ndjekur ndeshjen mes Empolit dhe Sampdorias, teksa te vendasit luajnë Ismajli dhe Bajrami.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale