Keidi Bare ka lënë pas dëmtimin dhe pas katër muajve është rikthyer të luajë në La Liga me Espanyolin. Mesfushori fierak u aktivizua për katër minuta në fundin e ndeshjes që miqtë humbën 2-1 me Girona për javën e 27-të në elitën e futbollit spanjoll.
"Pitbulli" shqiptar mori vendin e Braithuaite në minutën e 86 të ndeshjes, duke filluar të aktivizohet në fundin e sezonit. Tanimë trajneri Sylvinho ka marrë lajme të mira për mesfushën, me Baren që ka lënë pas dëmtimin dhe do jetë i gatshëm për Kombëtaren.
Për kualifikueset e Europianit 2024, kuqezinjtë do luajnë në 17 qershor me Moldavinë në Tiranë dhe në 20 qershor kundër Ishujve Faroe në transfertë. Pas humbjes me Poloninë, grupi E duket se do i ketë të rëndësishme dy ndeshjet e radhës për kualifikimin.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)