Sylvinho nis nga puna, Armand Duka: Energjia është pozitive, objektiv kualifikimi në Euro 2024
Armand Duka dhe stafi teknik i kuqezinjve
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet për Euro 2024. Kuqezinjtë luajnë në 27 mars në Varshavë kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme kjo për grupin E të kualifikueseve. Shqipëria ka nisur sot stërvitjen në "Shtëpinë e Futbollit" në kryeqytet, teksa për mediet ka folur Armand Duka. Kreu i FSHF-së ka thënë se objektivi është kualifikimi në Europian, teksa ka vlerësuar energjinë e stafit të ri teknik me në krye Sylvinho.
“Diferencat në futboll janë të vogla. Nëse do t’i bashkojmë të voglat bashkë, bëhet hapi cilësor për të shkuar më lart. Risia në këtë edicion kjo është. Duam të kemi një rezultat akoma më të mirë në kualifikueset e Euro 2024.
Trajneri? Stafi ka qenë i angazhuar 100 përqind në Shqipëri. Nga dita e parë e kontratës deri sot. Ka qenë aktiv edhe për të kompletuar "Shtëpinë e Futbollit". Kanë jetuar gjithë kohën në Shqipëri. Duken me energji pozitive. Kjo energji pozitive t’i shërbejë futbolli. Siç thuhet në futboll, ndeshja e radhës. Të shohim Poloninë dhe më pas të tjerat", tha fillimisht Duka.
Më pas Duka është pyetur edhe për pritshmëritë dhe rezultatet që priten nga Euro 2024, me numrin një të futbollit që tregon se objektivi është kualifikimi në Euro 2024.
"Pritshmëritë? Ka kërkuar ta nisë edicionin këtu, në "Shtëpinë e Futbollit". Koha ka qenë e shkurtër. Për këtë falënderoj administratën e futbollit që kanë punuar 24 orë për të qenë gati. Kërkesa është e të gjithëve që ekipi të jetë maksimalisht i angazhuar. Të na dhurojnë diçka pozitive.
Rezultatet? Kemi bërë gjithçka për të pasur rezultatet më të mira. Kemi vënë gjithçka në dispozicion të këtij stafi. Objektivi ynë është kualifikimi në EURO 2024. Nuk është një grup i lehtë. Luhet në një periudhë të ngushtë. Sa më pak mungesa, të çon në rezultate pozitive. Shpresojmë që të kemi më shumë në rezultatet pozitive", tha Duka.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.5%
-
Jo
20.2%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48
-
Ikin dritat në stadiumin e Durrësit, Teuta - Egnatia ndërpritet për pesë minuta
15 Dhjetor, 17:20
-
Bëma nga Kategoria e Tretë, miqtë braktisin ndeshjen dhe gjithë ekipi ndëshkohet me karton të verdhë
15 Dhjetor, 16:41
-
Superliga/ Tirana në pikë të hallit, Dinamo e mposht 2-1 në derbi dhe merr kreun! AF Elbasani ndal 2-2 Partizanin në kryeqytet, Vllaznia fiton kundër Laçit
14 Dhjetor, 21:08
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Kushtet atmosferike, shtyhen tre ndeshje në Kategorinë e Parë
14 Dhjetor, 15:06