Sylvio Mendes Campos Júnior i njohur si Sylvinho u prezantua si trajneri i ri i Shqipërisë dy ditë më parë. Braziliani nuk ka humbur kohë dhe menjëherë ka nisur nga puna për të pikasur elementët e rinj që mund të jenë pjesë e kuqezinjve.
Sylvinho do jetë në tribunë për ndeshjen mes Partizanit dhe Vllaznisë, programuar për të premte në 16:00 në kompleksin "Partizani". Mësohet se drejtuesit e FSHF i kanë kërkuar Partizanit disa vende të rezervuara në stadium, kjo për stafin e ri të ekipit kombëtar.
Sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë është kryendeshja e javës së 16-të në Superligë, me trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij që do zhvendosen në Shqipëri.