Sylvinho shpall sot listën anti-Çeki, tre emrat 'e rinj' të Kombëtares

Sylvinho shpall sot listën anti-Çeki, tre emrat 'e rinj' të Kombëtares

Kombëtarja kuqezi

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho do shpallë sot në 12:00 listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen kualifikuese të Euro 2024 me Çekinë e cila luhet më 12 tetor në Tiranë dhe për miqësoren e 17 tetorit po në "Air Albania" me Bullgarinë.

Pjesë e listës do jetë edhe Armando Broja. Për sulmuesin e Chelsea kjo do jetë hera e parë që do vendoset nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, kjo pasi 22-vjeçari ka qenë i dëmtuar prej nëntë muajsh me klubin e tij dhe vetëm së fundmi ka marrë minuta nga Pochettino.

Emri tjetër që do bashkohet sërish me ekipin është ai i Arbnor Muçollit. Sulmuesi i Goteborg në Suedi ka qenë edhe më herët pjesë e kuqezinjve, duke luajtur në tre ndeshje. Gjashtë golat e këtij sezoni kanë bërë që braziliani i stolit kuqezi ta ketë në listë, pse jo për ta përdorur në miqësoren me Bullgarinë.

Risia e këtij grumbullimi do jetë Marvin Çuni. Sulmuesi këtë verë u bashkua me Frosinonen dhe ka luajtur këtë fillim sezoni gjashtë herë në Serie A. 22-vjeçari më herët ka qenë pjesë e U-21, teksa la Bayern Munich 2 për t'u bashkuar me klubin e Serie A.

Kujtojmë se pas pesë ndeshjeve në grupin E kualifikues të Euro 2024, Shqipëria mban vendin e parë në grup me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që ka edhe një ndeshje më pak. Më pas Moldavia me tetë pikë, Polonia me gjashtë dhe mbyllin klasifikimin Ishujt Faroe me një pikë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?