Sylvinho 'sms' Dukës nga Brazili: Me Shqipërinë dua të shkoj në Kupën e Botës

Sylvinho 'sms' Dukës nga Brazili: Me Shqipërinë dua të shkoj në Kupën e Botës

Armand Duka dhe Sylvinho

Nëse 2023 ishte viti në të cilin Sylvinho bëri histori me kombëtaren e Shqipërisë në futboll, 2024 paraqet një sfidë edhe më të madhe; befasuese në Europian, turneu i dytë ku do të garojë kombëtarja e vendit tonë pas "Francë 2016".

Shorti nuk i ndihmoi tanët, me Shqipërinë që është në Grupin B, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Trajneri i Kombëtares ka thënë nga Brazili se dëshiron që ta drejtojë ekipin edhe në një Kupë Bote, duke i dërguar "sms" Armando Dukës për rinovimin. Kontrata e 49-vjeçarit me tanët është deri pas fundit të "Gjermani 2024".

"Është e drejtë të thuhet se është grupi më i vështirë. Ata janë të gjithë teorikisht më të fortë se ne. Ne do të testojmë forcën tonë. Këto janë tre skuadra që me siguri mund të themi se luftojnë për të shkuar sa më larg dhe për të fituar turneun. Për ne është krenari kur njerëzit thonë 'ka një Shqipëri të vështirë atje'.Ne u kualifikuam në vendin e parë dhe tani ata do të fillojnë të na kushtojnë vëmendje”, thotë Sylvinho.

Qëllimi kryesor i trajnerit është të mësojë lojtarët e tij me turne të nivelit të lartë.

“Ajo që ne përpiqemi t'u përcjellim është ideja se ne do të luajmë në një Europian dhe duhet të përpiqemi të luajmë më shpesh. Pastaj, kush e di në të ardhmen, të arrijë një Kupë Bote. Kjo do të japë mundësi për të luajtur më shpesh, për të qenë më komod në këto kompeticione të rëndësishme”, shton trajneri, i cili tashmë ka përjetuar një Botëror si asistent i Tites në kombëtaren braziliane.

Më pas vijnë edhe objektivat.

“Secili ka peshën e vet. Në Botërorin me Brazilin, duhet të përgatitemi për të kapërcyer fazën e grupeve, për të fituar 1/16, çerekfinale, gjysmëfinale, për të arritur në finale. Me Shqipërinë çfarë duam? Për të kaluar nga faza e grupeve? Po. A do të mundemi? Une nuk e di. Përgatitja është të shkojmë sa më larg", tha trajneri.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë