Tre muaj fiks nga dita e sotme, kombëtarja shqiptare e futbollit ka një përballje shumë të fortë në Varshavë, atë kundër Polonisë për fazën play-off të Botërorit 2026. Më 26 mars ekipi i drejtuar nga Sylvinho kërkon historinë, edhe pse për t'u fituar janë dy ndeshje.
Më ëndrrën drejt Botërorit 2026 që zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, Sylvinho foli për ESPN në Brazil dhe tha se kundërshtarët e Shqipërisë kanë qenë të vështirë.
"Është një mundësi shumë e rëndësishme për ekipin, federatën dhe për të gjithë vendin. Që nga Europiani kemi pasur short të vështirë, por këto janë sfida që duhen përballuar. Nga janari do të nisim ndjekjen nga afër të lojtarëve tanë dhe do të jemi të pranishëm në disa ndeshje.
Poloninë e njohim mirë, kemi luajtur me ta së fundmi. Kanë ndërruar trajner, por lojtarët mbeten të njëjtë dhe janë të një niveli shumë të lartë. Ata janë në fazë rindërtimi, ndërsa ne po kalojmë një periudhë rritjeje.
Avantazhet? Është e vështirë t’i përcaktosh. Janë 90 minuta, por gjithçka mund të ndryshojë brenda pak sekondash. Lojtarët tanë janë mësuar me ndeshje të forta. Do të mbështetemi te cilësitë tona dhe te puna që kemi bërë deri tani", tha mes të tjerash trajneri i Kombëtares.
Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen play-off më 26 mars 2026 në Varshavë. Në rast fitoreje, kuqezinjtë do të luajnë më 31 mars finalen vendimtare ndaj fituesit të çiftit Ukrainë - Suedi.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 08:56
A është vlerësim për Shqipërinë pjesëmarrja në Bordin e Paqes?
-
Po
73.5%
-
Jo
19.7%
-
Nuk kam mendim
6.8%
Vota total: 2923
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zinedine Zidane ka arritur marrëveshjen për të drejtuar Francën pas Kupës së Botës 2026
21 Shkurt, 11:27
-
Superliga/ Dinamo dy muaj pa fitore, Egnatia e mposht 1-0 në limite
21 Shkurt, 09:04
-
Disiplina/ Gjoba të majme për Partizanin e Tiranën pas derbit, pezullohen zyrtarët e Vllaznisë dhe AF Elbasanit
20 Shkurt, 09:41
-
VIDEO/ FIFA në alarm para Botërorit 2026, stadiumi hapës rrezikon të mos jetë gati për ndeshjen inauguruese
18 Shkurt, 15:11
-
Armand Duka 'garoi' i vetëm, 48 delegatë i japin mandatin e shtatë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit! Zgjidhen anëtarët e Komitetit Ekzekutiv
16 Shkurt, 10:57
-
Superliga/ Vllaznia fiton 2-1 kundër AF Elbasanit me gol ‘in extremis’ përleshje masive në fushë mes dy kampeve! Tifozët miq thyejnë stolat e ‘Loro Boriçit’
15 Shkurt, 22:32
-
Superliga/ Kryeqyteti mbetet i kuq, Partizani fiton 2-0 derbin kundër Tiranës! Bardheblutë goditën tre herë shtyllën, shiu vonoi nisjen e pjesës së dytë
15 Shkurt, 15:33
-
Nesër zgjedhjet në FSHF pa gara, Armand Duka ''kandidon'' i vetëm për mandatin e 7-të presidencial! Emrat e propozuar për në KE
15 Shkurt, 12:19
-
Sot derbi Partizani - Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00! Tifozët 'kortezh' në drejtime të ndryshme
15 Shkurt, 11:22
-
VIDEO/ Ernest Muçi i shënon supergol Fenerbahces në Turqi
14 Shkurt, 19:12
-
Superliga/ Vora ndal 1-1 Egnatian, Kasalla 'asist' Vllaznisë dhe AF Elbasanit! Teuta përmbys Bylisin në Durrës
14 Shkurt, 16:04
-
Nesër derbi i kryeqytetit në 'Air Albania', Partizani më superior përballë Tiranën në statistika
14 Shkurt, 15:19