Sylvinho tregon skemën që do përdorë në kombëtaren shqiptare të futbollit

Sylvinho tregon skemën që do përdorë në kombëtaren shqiptare të futbollit

Sylvinho

Sylvinho është trajneri i ri i Shqipërisë dhe do të ketë në dorë fatin e kuqezinjve në kualifikueset e Europianit. Braziliani ka punuar me trajnerë të mëdhenj të futbollit botëror dhe për këtë arsye pritet shumë prej tij në Kombëtare. Së fundmi Sylvinho ka treguar për "The coach voice" më tepër për skemën e tij të preferuar dhe mënyrën se si e sheh futbollin.

"Çdo gjë shërben për një trajner futbolli. Unë kam qenë ish-futbollist që kam luajtur në Spanjë, në Angli e Brazil. Kam punuar në staf teknik në Itali, mendoj se çdo gjë nga kjo të shërben. Pastaj të punosh me emra si Arsen Venger, Frank Rajkard, Guardiola, Roberto Mançini, njerëz që të japin diçka shumë të mirë, janë njerëz të një niveli shumë të lartë, ndërsa ne do të studiojmë futbollin dhe të kërkojmë të ecim para. Mua më pëlqen të luaj 4-3-3 apo 4-2-3-1, për të gjithë atë që kam përjetuar, por futbolli tani është më dinamik, në futboll tani kërkohen lojtarë që mund të ekzekutojnë 2-3 funksione të ndryshe, që kanë këmbë të shpejta, me cilësi teknike dhe bëjnë që këto numra të zhduken në fushë. Nëse kërkon të bësh presion te mbrojtësit kundërshtarë, ky rreshtim që thashë më sipër ndryshon në 4-4-2 pasi një mesfushor shkon të bëjë presing bashkë me sulmuesin. Gjithçka ndryshon me shpejtësi në futbollin e sotëm. Por numrat janë të rëndësishëm. Unë besoj se taktika mund t’u shërbejë lojtarëve që janë në fushë, u jep 2 sëkonda më shumë për të menduar, për t’u shkëputur që të marrin topin dhe ta qarkullojnë atë", tha fillimisht trajneri.

Trajneri më pas u ndal edhe te lojtarët e duhur që nevojiten për një skemë të tillë.

"Unë kam parë punën që bëjnë trajnerë si Guardiola e Tite me pamjet dhe me taktikat, me rreshtimet. Një gjë është rreshtimi taktik që më pëlqen, 4-3-3 dhe 4-2-3-1, por e vërteta është edhe që me pak lëvizje ky rreshtim kalon në 4-4-2. Pra gurët në tavolinë lëvizin. Një lojtar mund të bëjë 2-3 funksione në fushë,. Një mesfushor i qendrës që mund të luajë më përpara dhe pastaj edhe në krah, është një lojtar që mund të të japë shumë. Ai kthehet, sulmon mes linjave, shpërthen në krah, një lojtar i tillë të jep shumë, po aq sa taktika. Unë besoj te taktika për të organizuar një ekip. Një ekip minimalisht duhet ta organizosh, ta stërvitësh, por pastaj hyjnë në punë strategjitë e lojës dhe funksionet", tha Sylvinho mes të tjerash.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!