Sylvinho vijon me surprizat, tre risi në tetor për Kombëtaren
Muçolli, Shabani dhe Çuni
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit, ajo kundër Çekisë në 12 tetor në "Air Albania". Për kualifikueset e grupit E, kuqezinjtë që janë në vendin e parë kërkojnë tri pikë që do t'i afronte me fazën finale të Gjermani 2024.
Tanimë trajneri Sylvinho ka menduar edhe për risitë e reja në ekip. Mësohet se janë tre emra që do jenë në grumbullimin e radhës. Meritan Shabani, Marvin Çuni dhe Arbnor Muçolli pritet të jenë pjesë e ekipit.
Arbnor Muçolli ka qenë më herët pjesë e kuqezinjve jo vetëm te moshat, teksa Çuni bënte pjesë te U-21. Risi absolute është Meritan Shabani. Mesfushori me tipare sulmuese i Grasshopers ka marrë pasaportën shqiptare dhe është gati për ndeshjen e radhës, me një ftesë nga braziliani që duket se e ka në optikë ish-lojtarin e Bayern Munich.
Muçolli po shkëlqen me Goteborg në Suedi, ndërsa Çuni bën pjesë te Frosinone në Serie A. Tanimë Sylvinho na ka mësuar me surprizat, pasi veç Arbnor Mujës dhe Mirlind Dakut të afruar së fundmi, ka gati tre emra të rinj për në Kombëtare.
Veç ndeshjes kundër Çekisë, kuqezinjtë luajnë edhe kundër Bullgarisë në Tiranë më 17 tetor në një test miqësor.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
31.4%
-
Jo
61.6%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 861
Lajme të tjera
-
Finalet e Euro 2024, gjithçka duhet të dini nëse do blini bileta për të parë ndeshjet e kombëtares në Gjermani
28 Nëntor, 14:07
-
Speciale/ Alma Angjo, e vetmja fizioterapiste në futbollin shqiptar
26 Nëntor, 12:42
-
Disiplina dënon Tiranën para derbit, këshillohet Deliallisi! Pezullime masive te moshat
25 Nëntor, 18:54
-
Dhunë dhe grushta te femrat, Tirana - Vllaznia ndërpritet prej sherrit! Bardheblutë: Akte të tmerrshme, u goditën tre vajzat tona
25 Nëntor, 16:30
-
Futbolli i vajzave, synohet dyfishimi i lojtareve në 2026! Projekti mbështetet nga UEFA e FIFA
24 Nëntor, 20:44
-
Në fillim të javës dhe orare të ndryshme, agjenda e javës së 14-të në Superligë! Luhet derbi i kryeqytetit
24 Nëntor, 19:37
-
'Djemtë i shoh në sy', Sylvinho në një rrëfim special: Shpirti dhe zemra, sekretet e Shqipërisë
24 Nëntor, 15:22
-
Dyfishimi i futbollistëve dhe rritja e nivelit, UEFA dhe FIFA mbështesin projektin që do implementohet edhe në shkolla
24 Nëntor, 11:36
-
Kualifikimi i Kombëtares, Sylvinho jehonë në Spanjë: Rrezikoi në Shqipëri, imazhi i tij u përmirësua
23 Nëntor, 17:08
-
Eduard Zaloshnja: 4 ndër 24. Shumë pak…
23 Nëntor, 13:22
-
Armand Duka: S'e dua Italinë në grup, janë ekip shumë i fortë! Sylvinho s'më ka pëlqyer
22 Nëntor, 22:31
-
Kualifikimi në Europian, trajneri Sylvinho fut në telashe FSHF-në
22 Nëntor, 22:10
Ekipi Shpresa nuk duhet prekur. Ka alternativa te tjera te kombetarja.
Përgjigju