I lindur në vitin 1961 në Leningrad, sot Shën Pjetërburg, Prigozhin në vitin 1981 dënohet me 9 vite burg për grabitje dhe mashtrim.
Në vitin 1990, pasi del nga burgu, nis punë si shitës ambulant hotdogësh. Shumë shpejt ai arriti të hapë një zinxhir restorantesh, kompani shërbimi kateringu e cila quhej Konkord si dhe kazino. Në vitet 90 Putin punonte në Bashkinë e Shën Pjetërburgut dhe aty ata u njohën për shkak të restoranteve luksoze të Prigozhin ku ai priti edhe njerëz shumë të rëndësishëm.
Duke përfituar nga njohja e elitave dhe sidomos kur Putin u bë president i Rusisë, Prigozhin me kompaninë e tij Konkord arrijnë të përfitojë kontrata për shërbimet qeveritare ku një nga më të famshmet ka qenë ajo e vizitës së Presidentit amerikan George W. Bush. Kontratat e fituara nga Prigozhin nuk mbaronin këtu pasi ai arriti të merrte një kontratë marramendëse për kateringun në shkollat në Rusi. Kontratat e fituara nga Prigozhin i dhanë atij pseudonimin e Kuzhinierit të Putin.
Themelimi i Wagner Group
Për herë të parë emri i Wagner Group u dëgjua në vitin 2014 kur nisi edhe aneksimi i Krimesë nga Rusia. Inteligjenca perëndimore që në atë kohë kishte informacion se themeluesi i saj ishte Evgeny Prigozhin, por një gjë e tillë nga ky u fundit nuk u pranua deri shtator të viti 2022 kur vetë Prigozhin shfaqej në disa video ku bënte rekrutimin e të burgosurve rus.
Emri Wagner: Komandanti i kësaj kompanie ose CEO është Dmitri Utkin, një ish-nënkolonel i forcave speciale ruse, veteran i luftës në Çeçeni. Besohet se emri në kod i Utkin ishte Wagner gjatë kohës së shërbimit të tij dhe për këtë ai i vendosi emrin kompanisë Wagner Group.
Që prej vitit 2017 Wagner është shfaqur edhe në kontinentin afrikan në disa shtete si në Republikën e Afrikës Qendrore, Mali dhe Sudan ku ka një dislokim të konsiderueshëm forcash. Sipas shoqatave humanitare Wagner është përgjegjës për shumë masakra në popullsinë civile të këtyre zonave.
Fillimisht Wagner Group kishte rreth 5 mijë efektiv, kryesisht ish-ushtarak profesionist, por numrat e tyre u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë luftës në Ukrainë duke shkuar deri në 50 mijë ushtarakë ku 80% e tyre ishin të burgosur.
Sanksionet ndaj Wagner
Ndaj Prigozhin dhe Wagner, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh. Fillimisht ato kanë nisur në vitin 2016 për konfliktin në Ukrainë deri sa në shkurt të vitit 2018, Prigozhin dhe 13 shtetas të tjerë u akuzuan se kishin ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2018 në favor të fushatës elektorale të Donald Trump.
Angazhimi i Wagner në konfliktet e tjera
Në vitin 2015 forcat e mercenare janë në Siri ku luftojnë krahas forcave qeveritare kundër forcave rebele. Në vitin 2017, forcat e Wagner u shfaqën në Libi, duke mbështetur forcat e Gjeneralit Khalifa Haftar. Gjithashtu kanë marrë pjesë në operacione ushtarake në Sudan, Republikën e Afrikës Qendrore, Mozambik, ndërsa në Mali luftojnë grupet islamike duke mbështetur forcat qeveritare.
Të ardhurat e Wagner
Presidenti Putin tha se Wagner Group i ishte dhënë një kontratë prej 1 miliardë dollarësh nga Ministria e Mbrojtjes gjatë viti 2022-2023.
Sipas Departamentit të Thesarit në SHBA, Prigozhin ka bërë të ardhura me Wagner edhe nga prania e tyre ne disa shtete te tjera.
Kompanitë e tij zotërojnë miniera ari dhe diamantesh në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në Sudan.
Sipas autoriteteve në SHBA një nga kompanitë energjetike të Prigozhin merr rreth 25% të gjithë fushave të gazit dhe naftës që Wagner i mori ISIS gjatë konfliktit në Siri.
Krimet e Wagner
Prokurorët në Ukrainë akuzojnë Wagner për vrasjen e civilëve dhe tortura në afërsi të Kievi në 2022 së bashku me forcat e rregullta ushtarake. Inteligjenca Gjermane thotë se trupat e Wagner janë të lidhur edhe masakrat e civilëve në Buchan në Mars të 2022. Qeveria Franceze ka akuzuar Wagner për përdhunime dhe grabitje të civilëve në Republikën e Afrikës Qendrore. Shtetet e Bashkuara në 2020 akuzuan Wagner për vendosjen e minave për rreth kryeqytetit të Libisë Tripoli.
Si nisi përplasja me drejtuesit e ushtrisë ruse?
Prigozhin ka akuzuar vazhdimisht Ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreun e Forcave të armatosura Valeriy Gerasimov për inkompetencë. Gjakrat u nxehën më shumë kur Shoigu urdhëroi që ushtarët të nënshkruanin kontrata duke e vendosur Wagner në kontroll të tyre.
Në 23 qershor Prigozhin akuzoi drejtuesit e ushtrisë se kishin bombarduar forcat e Wagner. Një ditë më pas ai mori kontrollin e qytetit Rostov on Don nga ku nisi dhe marshimin për në Moskë ku do të synonte largimin e krerëve të ushtrisë.
Në datën 25, me ndërhyrjen e presidentit Lukashenko Prigozhin tërheq trupat dhe niset në Bjellorusi.
Wagner grup çmontohet nga Putin ndërsa të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në dezertim mund të nënshkruajnë prej 1 korrikut kontratat me ushtrinë ruse.
Lajmi kryesor: