/ATSH-ANA-MPA/ - Vendim i rëndësishëm, që do ta shfrytëzojë qeveria e ardhshme greke në dobi të vendit e cilëson SYRIZA deklaratën e presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi mbi programin e blerjes së bondeve edhe nga Greqia.
"Me deklaratat e Draghit përgënjeshtrohen të gjithë ata që mbollën frikë dhe paniku", thekson SYRIZA dhe shton se "Draghi iu kundërpërgjigj politikave ekstreme kufizuese duke u shprehur në favor të relaksimit sasior, i distancuar nga zërat ekstremë neoliberalë në të cilat për fat të keq përfshihet edhe zoti Samaras".
"Të gjithë e dinë çfarë qëndrimi mbajti kryeministri në largim", shton SYRIZA duke nënvizuar se "Samaras, në vend që të mbështesë relaksimin sasior, u pozicionua në krah të kundërt bashkë me zonjën Merkel".
Banka Qendrore Europiane (BQE) mori vendimin historik për të filluar në muajin mars një program shumë të madh për blerjen e bondeve shtetërore dhe private, me vlerë 60 miliardë euro çdo muaj deri në shtator 2016.
Vlera totale e programit arrin në 1,1 trilionë euro dhe ka për qëllim të mbështesë ekonominë problematike të eurozonës.
Gjithsesi, presidenti i BQE-së, Mario Draghi theksoi se banka me politikën e saj numizmatike mundet vetëm të krijojë bazat për zhvillimin duke shtuar likuiditetet e bankave.
Blerjet e bondeve kanë të bëjnë me titujt që përmbajnë vlerësim investues (investment rating), ndërsa për bondet greke dhe qipriote që nuk e përmbajnë këtë vlerësim blerjet do të realizohen përderisa këto vende gjenden të përfshira në një program dhe përderisa përmbushin disa kritere shtesë.
"Blerjet e titujve grekë nuk mund të fillojnë para korrikut sepse, BQE, që posedon faktikisht bonde greke, nuk mund të blejë më shumë se 33 për qind të bondeve të një vendi dhe rrjedhimisht do të duhet të shlyhen më parë bondet që maturohen në verë", deklaroi Draghi.
/Shqiptarja.com