Sytë të gjithë mbi Kim K falë
shqiptarit Mario Dedivanovic

Sytë të gjithë mbi Kim K falë<br />shqiptarit Mario Dedivanovic
Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West kanë mbërritur ditën e djeshme në Bet Honours në Washington ku Kanye ka marrë çmimin “Visionary Award”.

Çifti më “glamour” i tapetit të kuq janë veshur të dy me të zeza nga koleksioni i preferuar i Kim “Balmain”.

Ajo që ka rënë më shumë në sy ka qenë make-upi i Kim Kardashian, të cilin vetë Kim e pëlqen më shumë se të gjithë.

Ylli televiziv ende nuk ka reshtur së vëni në dukje make-upin e saj bashkë me #hashtagun e makiazherit Mario Dedivanovic, i cili shprehet nëpër intervista se është shqiptar.


(Kim Kardashian dhe Kanye West)

Prindërit e mi, tregon ai erdhën nga Montenegro në SHBA përpara 35 vitesh.

Mario është diplomuar për komunikim dhe marketing në The Fashion Institute of Technology në New York, por e ka tërhequr “e bukura” që në moshën 17-vjeçare.


(Kim Kardashian dhe Mario Dedivanovic)

Në faqen e tij zyrtare Instagram shohim vipat të cilët shkëlqejnë me duart e tij, por sidomos Kim Kardashian dhe motrat e Kim.

Ai tashmë është zëdhënës global dhe artist kreativ i Anastasia Beverly Hills.


(Kim Kardashian dhe Mario Dedivanovic përpara 7 vitesh)

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

 

76/3
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në