Szijjártó: Mbështesim integrimin tuaj
në BE, Meta: Rritim bashkëpunimin

Szijjártó: Mbështesim integrimin tuaj<br />në BE, Meta: Rritim bashkëpunimin
TIRANE- Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta i ka shprehur mirënjohje ministrit të Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian. Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë, Meta u ndal edhe tek marrëdhënies mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare. Në takimin Meta- Szijjártó u vlerësuan edhe marrëdhëniet shumë të mira politike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, si dhe ndjenjat miqësore tradicionale mes dy popujve tanë.
 
Kreu i Kuvendit nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndër-parlamentar, mes grupeve reciproke të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe administratave të të dy institucioneve në shërbim të cilësisë së bashkëpunimit dypalësh.
 
“Shqipëria i mirëpret investitorët hungarezë dhe Kuvendi i Shqipërisë do të intensifikojë përpjekjet së bashku me Parlamentin e Hungarisë për inkurajimin dhe konkretizimin e projekteve ekonomike mes dy vendeve tona mike”, u shpreh Meta.
meta szijjarto
 
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó, u shpreh se Hungaria mbetet një mbështetëse e fuqishme e përshpejtimit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe promotore e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor duke inkurajuar politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
 
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ministri Szijjártó ndanë bindjen se puna e përbashkët duhet fokusuar në konkretizimin e projekteve të përbashkëta ekonomike veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës hekurudhore, menaxhimit të ujërave dhe bujqësisë, ku ekspertiza hungareze mund të jetë një kontribut domethënës.
 
Në përfundim Meta dhe Szijjártó diskutuan mbi zhvillimet në rajon, duke theksuar rëndësinë e politikës së fqinjësisë së mirë dhe avancimin e të gjitha vendeve të rajonit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës