Cristiano Ronaldo ka qenë në qendër të vëmendjes, që pasi braktisi grumbullimin e kombëtares. Shumë e kanë akuzuar se veproi gabim pas përplasjes me trajnerin Jorge Jesus, ndërsa vetë 41-vjeçari sëfundmi sqaroi se ishte i detyruar nga trajtimi që mori te Portugalia. Sipas Ronaldo-s sjellja në dy mënyra dhe hipokrite e trajnerit çoi në braktisjen e grumbullimit, ndërsa federata portugeze ka hapur një hetim për çështjen.

Sëfundmi qarkullojnë lajme se fituesit të 5 herë ‘Topit të Artë’ i është kërkuar nga familja që të largohet në heshtje nga Portugalia.

Sipas gazetarit portugez Luís Vilar ‘familja e Ronaldos kësaj radhe i ka këshilluar të tërhiqet dhe ta përfundojë aventurën e tij në heshtje.’ Ai shtoi se Ronaldo e ka të vështirë të pranojë se koha e tij në futboll po përfundon, ndonëse duhet të njohë vlerën e jashtëzakonshme që ka si simbol i Portugalisë. Sipas gazetarit, opinioni publik mendon se egoja dhe interesat personale po e shtyjnë Ronaldon drejt vendimeve të gabuara, përfshirë këmbënguljen për të luajtur, pavarësisht rënies së nivelit të tij teknik dhe fizik.

Vetëm pak ditë më parë Ronaldo tha se ‘nuk ka vendosur për lamtumirën’ dhe se kur kjo të ndodhë ‘do të ketë 1 ose më shumë ndeshje’.