TIRANE- Leonora Kaloçi, punonjësja 44-vjeçare që do të shërbente ditën e djeshme në bankë ku siç do të shkonte si zakonisht, nuk e kishte menduar kur fatin tragjik që e priste atë ditë, kur një person i armatosur, hyri në degën e bankës ku ajo shërbente dhe kërkonte paratë. "Fillimisht u shokuam, tregon një punonjëse e bankës për shqiptarja.com. Nuk e menduam si një ngjarje të vërtetë. Pastaj, kur nxorri pistoletën të gjithë e pamë. Vetëm Leonora, nuk dorëzoi lekët. Pastaj nuk mbaj mend asgjë". Arma u shkreh. Plumbi preku 44-vjeçaren duke i shkaktuar asaj vdekjen.
NE SHTEPI
Gjithçka ishte shumë e nderë në pallatin që është përballë TV Tiranës, një kanal televiziv, rrugës kur shkon për tek Fresku në Tiranë. Madje, edhe qarkullimi i makinave ishte më i madh se zakonisht, kishte edhe shumë punonjës të rendit. Në pallat banonte dhe Leonora Kaloçi, nëna e dy vajzave Jana 17 vjeçe dhe Albina 15 vjeçe, kishte mbledhur aq shumë njerëz në shtëpinë që ishin hapur dyert e mortit, sa askush tjetër deri në atë kohë nuk e kishte mundësuar një gjë të tillë. Bashkëshorti i saj, Albert Kaloçi ka hapur dyer e shtëpisë për mort. Nuk bëhej fjalë të hyje në shtëpi për të folur me bashkëshortin, por në shtëpi veç tij kishte edhe shumë familjarë të tjerë të cilët po merren me të gjitha procedurat.
Një nga njerëzit e afërm të së ndjerës është prokuror. Pak detaje më shumë t'i jep edhe vetë ai. Sipas tij, grabitësi i ka qëlluar Leonorës dhe plumbi e ka kapur në shpatull, mandej i ka dalë në pjesën e fytyrës. Vetë bashkëshorti i Leonorës, Alberti, si çdokush tjetër në Shqipëri, edhe pse janë me origjinë nga Skrapari dhe kanë ardhur që andej prej vitesh, është kthyer para 2-3 vjetëve nga Greqia siç tregojnë të afërmit, ku ka qenë edhe emigrant. Këtu, punon si specialist, me ndonjë dikaster, por që askush nuk të jep asnjë sqarim se ku gjendet dhe ku është. E sigurt është se Leonorës 44-vjeçare i kanë gjuajtur me pistoletë.
Por, dje në shtëpinë e Kaloçëve, veç familjarëve, gjendeshin edhe punonjësit e Bankës. Sipas familjarëve, ishin ata që po merreshin me të gjitha detajet e ceremonisë mortore, që do të zhvillohet sot, në Shishtufinë në orën 14.00.
"Të gjendet vrasësi dhe të varet. Nuk kishte punë të vriste njerëzit, të kishte marrë lekët dhe të ikte po të donte. Ajo është një familje që po rritet me sakrifica. Me halle. Dy vajzat po i rrisnin po ashtu. Vetëm rrogën kishin dhe asnjë të ardhur tjetër. Nuk ka gjë më të tmerrshme sesa kjo që na ka ndodhur në shtëpi" thotë për shqiptarja.com, një nga të afërmit e Leonora Kalocit, e vitlindjes 1968, por që tani nuk jeton më.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com