Të ardhurat,tatimet e doganat +11.6%
renta minerare mosrealizim -35.1%

Në gjashtëmujorin e parë të vitit, të ardhurat nga tatimet e doganat rezultojnë në vlerën 170.4 miliard lekë, që do të thotë 17.7 miliard lekë, ose +11.6% më shumë se 6 mujori i vitit 2015.
 
Por nuk ka ndjekur këtë trend renta minerare.
 
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara për gjashtëmujorin nga Ministria e Financave, të ardhurat nga renta minerale janë realizuar në vlerën 1.2 miliard lekë, -35.1% krahasuar me 6 mujorin e vitit 2015 dhe -39.7% krahasuar me planin.
 
Arsyet, sipas Ministrisë së Financave lidhen me rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.
 
Ndërkaq, Të ardhurat totale, janë realizuar në masën 198.1 miliardë lekë, me një tejkalim rreth 102 milionë në raport me planin e 6-mujorit të parë 2016.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, 3 shpendë uji gjendjen të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat

Gripi i shpendëve, 3 shpendë uji gjendjen të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat