Të arratisurit e burgut të Drenovës në seancë e radhës kërkuan gjykim të shkurtuar. Kjo kërkesë u bë nga 5 të pandehurit e pranishëm në sallë, kurse për Tafilin, Marashin dhe Qefalinë, kërkesa u bë nga mbrojtësit e tyre. Njëri prej të arratisurve, Flatur Gora pranoi akuzën e largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe kërkoi të vendoset në sektorin e sigurisë se lartë në burgun e Drenovës,aty ku ishte para arratisjes. Edhe prokurori i çështjes ra dakord me kërkesën e të pandehurve, me argumentin se çështja mund të zgjidhet me provat e grumbulluara gjatë fazës së hetimit.Për shkak të kompleksitetit të çështjes, gjykata kërkoi kohë, duke shtyrë seancën me dy javë.