PEQIN- 78 të dënuarit e transferuar në Burgun e Peqinit pas incidentit me djegien e qelisë në burgun e Rrogozhinës janë ngritur në protestë për kushtet e këqija.

Të burgosurit refuzojnë ushqimin në shenjë proteste dhe ankohen për mbipopullim.

Djegia e qelisë në burgun e Rrogozhinës më 31 Janar të këtij viti ndodhi pas shpërthimit të një bombole gazi, pas një cigareje të harruar ndezur nga një prej të dënuarve. Pas kësaj flakët përfshinë ambientet e brendshme të burgut.

 Zjarri fillimisht përfshiu dhomën ku të burgosurit zhvillonin takimet me familjarët. Si pasojë e zjarrit që përfshiu ambientet e burgut, 17 të dënuar pësuan asfiksim. Pas incidentit, 78 të burgosur nga burgu i Rrogozhinës u transferuan në burgun e Peqinit.
 
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)