Instituti i Gjeoshkencës ka publikuar të dhënat e fundit për motin në vend, ku thuhet se sot dhe nesër nuk do të ketë reshje shiu.
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.05), në përgjithësi, nuk priten reshje, përjashtuar ndonjë reshje të izoluar dhe të dobët, më e mundshme në qarkun e Kukësit (me kohëzgjatje të shkurtër). Nesër (e mërkurë, dt.06) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.06) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 1 °C / 11 °C
në vendet e ulëta: -1 °C / 9 °C
në vendet malore: -5 °C / 7 °C.
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.05) do të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare. Nesër (e mërkurë, dt.06) do të fryjë e dobët.
d.c./shqiptarja.com









