Elbasan-Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë 51 vjeçarin Albert Çehu për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes me iniciale L.H., 50 vjeçe, në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.

Dyshohet se për motive të dobëta ka filluar të grindet me ish-bashkëshorten më pas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike.
Policia ka shkuar në banesën e Albert Çehu për të bërë të mundur arrestimin e tij dhe dërgimin në spital të ish-bashkëshortes, aktualisht është nën kujdesin e mjekëve dhe psikologes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com