BRUKSEL - Vendet evropiane nuk duhet të përballojnë dobësinë e tyre ekonomike duket rishpërndarë konkurrencën mes tyre, ose duke reduktuar forcën e Gjermanisë, por duhet të shtojnë nivelin e konkurrencës në të gjithë bllokun e monedhës së përbashkët.
Ky është koncepti i shprehur nga këshilltarët e Bankën Qendrore Europiane, Jens Weidmann dhe Christian Noyer, të dy bankierë qendrore, respektivisht të Gjermanisë dhe Francës, gjatë një konference për mediat, të mbajtur pas takimit bilateral në të cilin kanë marrë pjesë edhe ministrat e Financave të dy vendeve.
“Çështja nuk qendron në faktin se vendet evropiane duhet të jenë konkurruese të njëri-tjetrit, por ka të bëjë me rëndësinë që Europa në kompleksitetin dhe tërësinë e saj të jetë sa më konkurruese”, tha Weidmann. “Po kështu, çështja nuk është të reduktohet konkurrenca e Gjermanisë në raport me vendet e tjera, pasi ato nuk do të përfitojnë asgjë nga ky zhvillim. Të dobësosh Gjermaninë do të thotë të dobësosh të gjithë zonën euro”, shtoi Guvernatori i Bankës së Gjermanisë.
Në të njëjtën linjë ishte edhe qëndrimi i homologut të tij francez, Noyer. “Tema nuk është, dhe nuk mund të jetë, ajo e reduktimit të performancës së Gjermanisë apo potencialit të eksporteve të saj. Kryesore është që të shtohet performanca e përgjithshme e zonës euro, krahasuar me pjesën tjetër të botës. Kjo kërkon reforma dhe mbështetje të konkurrencës në të gjitha vendet”, theksoi guvernatori i Bankës së Francës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com