TIRANE- Për herë të parë një ekspert i pavarur i ngarkuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB do të nisë një mision faktmbledhës në Shqipëri për monitorimin dhe raportimin mbi të drejtave të njeriut të emigrantëve duke marrë parasysh cënueshmërinë e veçantë të grave, fëmijëve dhe atyre që janë pa dokumente.
Në Tiranë mbërrin sot raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut dhe të emigrantëve, François Crepeau. i dërguari i OKB-së do të qëndrojë në një mision nëntë ditor për të vlerësuar zbatimin e politikave, strategjive dhe ligjeve për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.
“Mezi pres të diskutoj me të gjitha parlët për mundësitë dhe sfidat e emigrimit për zhvillimin kombëtar të vendit dhe të integrimit evropian.” Ka thënë raporteri Crepeau për faqen zyrtare online, 18 dhjetori, një organizatë me qendër në Bruksel që merret me mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve në të gjithë botën.
“Në mënyrë të pazakontë, një e katërta e shqiptarëve janë jashtë”- shtoi zoti Crepeau duke iu referuar emigracionit të viteve 90, ku nga një popullsi prej 3.4 milionë banorë, rreth 1 milionë jetojnë jashtë Shqipërisë.
Gjatë misionit të tij nëntë ditor, Raporteri special do të takojë krerët më të lartë të shtetit, përfaqësues të shoqërisë civile, agjensitë e OKB-së dhe organizatat rajonale dhe ndërkombetare në Tiranë. Ai do të udhëtojë gjithashtu në pikat e kufirit me Greqinë dhe Malin e Zi, do të vizitojë mjediset e pritjes për emigrantët dhe do të dëgjojë pikëpamjet e emigrantëve.
Në fund të misionit, raporteri special do të japë konkluzionet një konferencë për shtyp që do të zhvillohet në hotel Tiranë në orën 11:00, të paradites së 13 dhjetorit.
Shqipëria, së bashku me Bosnje Hercegovinën kanë ratifikuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë Punëtorëve Emigrantë dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre .
/Shqiptarja.com