Të Faleminderit Avokat

Të Faleminderit Avokat
Megjithse janë në vitin e 5 të dekadës së Romëve, jeta e tyre në të gjitha aspektet nuk duket se ka marrë kthesë të dukshme.
Avokati i Popullit po ndihmon më shumë se kurrë qytetarët e këtij vendi, për të parë më me realizëm gjithçka që, këto kohë, po ndodh me jetën e tyre, të ardhmen e saj. E pra, strehimi i familjeve rome i cili, në një vend normal do të ndodhte për arsye krejt të tjera dhe në mënyra krejt të tjera, ka qartësuar në mënyrë të papritur jetën politike dhe civile shqiptare, më shumë se çdo gjë tjetër.Me këtë veprim të tij dhe më parë, me qëndrimin e tij ndaj institucioneve, ai qartësoi përfundimisht për të gjithë ata qytetarë naivë të këtij vendi, se çdo të thotë të jesh Avokat Populli.
Është koha, që të gjithë ne të kuptojmë se çdo të thotë punonjes i nje institucioni në një sistem demokratik,dhe kete na e tregoi Avokat Totozani.. Me veprimin e tij, në diten e djeshme, ai i dha fund një herë e përgjithmonë, alibisë së racizmit kundër komuniteti Rome. Nuk do të ketë më këtej e tutje, asnjë alibi e cila do të mund të justifikonte jetën e tmerrshme që po përballojnë qytetarët romë.

Të faleminderit avokat, që nga shpirti i shqiptarit rilinde vlerën më fisnike të dashurisë, për të bukurën, të lashtën e madhështoren ate qe ne sot mburremi jo-racizmin,ndaj njeri-tjeterit.

Të faleminderit avokat, që legjitimove të shtrejtën traditë të lashtë shqiptare, të demokracisë,e te sherbimit ndaj qytetarit.

Të faleminderit avokat, që na kthjellove mendjen të krenohemi, të vlerësojmë e të punojmë për tokën e cmuar e të pasur Shqiperi

Të faleminderit avokat që na përcollët ngrohtësinë e fjalës Tuaj, rëndësinë e veprës Tuaj dhe dashurinë e zemrës Tuaj për komunitetin rome dhe jetën e lumtur të brezave të ardhshëm te atyre femijeve qe ju strehuat ne instiucionin tuaj..

Ju faleminderit avokat që ishit me ate komunitet kur ne te tjeret mbyllnim sy e vesh bashke per te mos i degjuar,per te qendruar indifferent.

Ju Avokat ndihmuat absolutizimin e përgjegjësisë për mbarëvajtjen e demokracisë dhe funksionimin e institucioneve në këtë vend e cila, qysh nga nesër, është e gjitha Juaja. Ndaj, për të gjitha këto,

Të faleminderit Avokat!

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin