Të gjitha batutat në Kuvend, Rama
për Blushin: Gjithologët si hudhë

Të gjitha batutat në Kuvend, Rama<br />për Blushin: Gjithologët si hudhë
Ashtu si çdo të enjte edhe e sotmja ishte e mbushur me batuta të shumta, ndërsa protagonistë kryesorë si gjithmonë ka qenë Rama dhe Berisha, por nuk kanë mbetur pas as Taulant Balla.
 
Gjatë replikave mes Palokës dhe Ruçit në fillim të seancës Berisha tha se "Kam një propozim. Të marrim një thes me plehra dhe ta vendosim para qeverisë".
 
E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Taulant Ballës për ish- kryeministrin "Jam dakord. Të marrim një thes, të fusim ty brenda dhe e vendosim aty".
 
Pasi ish-kryeministri Berisha u fut në Kuvend, Rama e priti duke i thënë se "Po të prisja ty që të vija te plehrat, pasi pa të pasur ty para nuk flas dot për plehrat, pasi ti je kompetenti për punë plehrash".
 
Ndërsa duke iu referuar emrave të deputetëve në kazanët e plehrave tha se "Çështja është mos rrini brenda në kazanë, dilni nga kazani i llafeve e shpifjeve, budallallëqeve dhe ejani në botën reale".
 
Gjatë debatit për Shkodrën, Rama tha se kemi bërë më shumë se çka bërë edhe Jozefina ndërsa duke iu referuar investimit për stadiumin i tha se;
 
"Jozefina shkonte edhe në stadium, por nuk e di si është ulur te tribuna VIP ku edhe karriget ishin trekëndësha dhe kishin edhe nga një kunjë. Tani shkon si VIP" tha Rama.
 
Fjala e Ramës në foltore është shoqëruar me akuza dhe reagime nga deputetët e PD, të cilëve Rama u është përgjigjur duke u thënë se opozita është vetëm Berisha dhe se të tjerët janë shoqërues.
 
"Flamur ti nuk je te shoqëruesit je te bodigardët, je një nivel më lart".
 
Nuk ka munguar edhe një batutë për Blushin, të cilin Rama e ka cilësuar si hudhër me kundërshtitë brenda të majtës.
 
"Është fat që tu kesh ju, pasi kur ju flisni për plehrat, populli kupton shumë më lehtë.
 
Faleminderit që më jepni mundësinë për të bërë diçka që mund ta bënim më mirë, që ti informonim të gjithë bashkë, edhe me disa gjithologë që i kemi edhe ne mes nesh si hudhër të mos na marrin në sy
' tha Rama.
 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga