TIRANE- Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza në një intervistë për televizionin “A1 Report” për gazetarin Arbër Hitaj, theksoi se mazhoranca do të vijojë nismën e saj për të plotësuar vakancën e krijuar në Autoritetin e Mediave Audiovizuale. Sipas Pezës, tërheqja e amendamentit të tij u bë për shkak se e njëjta gjë po bëhet edhe nga Kuvendi dhe për rrjedhojë, bëhet një paralelizëm. Krahas kësaj, deputeti Peza theksoi gjithashtu se këshilli drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, është bllokuar për shkak të opozitës, e cila është tërhequr nga konsensusi i parë që u arrit ndërmjet palëve.
Zoti Peza ju falënderoj që pranuat këtë intervistë për “A1 Report”, do doja t’ju pyes çfarë po ndodh aktualisht me AMA-n?
Me AMA-n po ndodh ajo që ne kemi premtuar, që procesi është reformimi i institucionit. Gjatë kësaj jave unë tërhoqa amendamentin e propozuar, një ndryshim në ligjin për AMA-n, ku unë kisha propozuar prej një ndryshime në ligjin e ri ekzistues në dispozitën kalimtare, e cila ishte një dispozitë që nuk u miratua me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, kur ligji i ri për AMA-n kaloi në parlament vitin e kaluar.
Duke qenë se pikërisht kjo dispozitë kishte sjellë ngërçin institucional në të cilin po kalon aktualisht AMA dhe pamundësinë e këtij institucioni prej një viti për të mos marrë vendime nëpërmjet kësaj dispozite, zgjidhte jo vetëm ngërçin, po e gjithë situata ligjore e gjithë anëtarëve të AMA-s, futej në shtratin e ligjit të ri dhe shkonte në harmoni në shtratin e ligjit të ri dhe në përputhje me frymën dhe germën e këtij ligji.
Por duke qenë se paralelisht me këtë proces që unë iniciova, kryetari i Kuvendit Ilir Meta inicioi një proces paralel për zëvendësimin e vendeve vakante, atëherë nuk kishte nevojë për të njëjtin proces që lidhet me AMA, s’kishte pse të ketë dy procese paralele, unë në këtë situatë e pashë të arsyeshme të tërhiqja amendamentin tim dhe duke qenë se vakancat e zgjidhin çështjen e ngërçit dhe e rikthejnë institucionin në normalitetin e vet, funksionimin ligjor dhe praktikisht pas kësaj institucioni merr vendim. Unë mora këtë rrugë, të tërheq amendamentin tim dhe ndërkohë në institucionin tonë të medias ditën e hënë është futur në axhendë në rendin e ditës, hapja e proceduarve për zëvendësimin e 4 vendeve vakante në AMA sipas shkresës së përcjellë nga kryetari i Kuvendit.
Si do të procedohet më tej për zgjidhjen e këtij ngërçi? Dhe a ka një tërheqje nga mazhoranca për zgjedhjen e një kryetari të ri të AMA?
Nisma nuk synon kryetarin e ri, as heqjen dhe as vendosjen. Nisma synonte një korrigjim në ligjin ekzistues të dispozitës kalimtare që dikton zgjidhjen tani e tutje të anëtarëve dhe për rrjedhojë edhe të kryetarit që është një nga anëtarët sipas germës dhe frymës së ligjit të ris, sepse në institucion kemi 3 anëtarë, të cilët janë zgjedhur me ligjin e vjetër dhe do të shkojnë në institucion 4 anëtarë të rinj për shkak të kësaj vakance. Sipas procedurave të ligjit të ri dhe kur 4 anëtarët e rinj me procedurën e ligjit të ri, të shkojnë në institucion dhe të gjejnë 3 anëtarë të vjetër të zgjedhur me ligjin e vjetër, atëherë këtu mund të krijohej një përplasje brenda institucionit të anëtarësisë me formula të ndryshme, sepse formula e vjetër ka një formulë politike.
Janë partitë politike që zgjedhin anëtarët e AMA-s. Ndërsa ligji i ri ka një formulë të re që e depolitizon institucion dhe i jep prioritet organizatave profesionale, botës akademike që të përzgjedhin profesionistët për kandidatura për kryetar të AMA-s. Dhe për rrjedhojë 4 anëtarët që do të zgjidhen në bazë të ligjit të ri, do të gjejnë në institucion 3 anëtarë me mandat vijues që janë zgjedhur sipas ligjit të vjetër dhe sipas një formule të vjetër. Për të shmangur këtë gjë, unë kisha ofruar dispozitën kalimtare dhe amendamentin tim. Duke qenë se u krijua ky lloj dualiteti, ku për të njëjtën çështje kishte dy procese, 1 i iniciuar nga kryetari i Kuvendit për të zëvendësuar 4 anëtarët sipas proceduarve dhe 1 ishte nisma ime ligjore.
Unë vendosa të tërheq nismën time dhe të avancojmë nismën e zotit Meta. Kështu që nuk ka tërheqje në asgjë. Pra, me tërheqjen e amendamentit bie akuza thellësisht politike e opozitës se amendamenti synonte shkarkimin e kryetares, pasi "de fakto" kryetarja është shkarkuar, pasi i ka mbaruar mandati. Nga ana tjetër, tërheqja e amendamentit tim hedh poshtë edhe akuzat e PD-së se qëllimi ishte kapja e institucionit. Pyetja ime është të jenë të pavarura nga kush? Vetëm nga mazhoranca apo të jenë të pavarura edhe nga opozita? Sepse dihet se Bushati ishte zgjedhur në atë detyrë ka qenë këshilltare juridike e kryetarit të PD-së në atë kohë, e Sali Berishës, dhe institucioni qenka i kapur politikisht por në këtë rast nga opozita.
Çfarë po ndodh me këshillin aktual të KKRT dhe zgjedhjes së anëtarëve të rinj?
Opozita realisht kërkon reforma apo opozita ka strategji të bllokojë këto reforma. Është një tregues krejt i qartë. Kam një tabelë me të gjithë anëtarët e Radio Televizionit ku shihet se i ka përfunduar mandati që në korrikun e vitit 2011, që kur PD-ja ka qenë në pushtet. Të gjithë anëtarëve dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar i ka përfunduar mandati dhe prej dy vitesh ky institucion, pronë e shqiptarëve është bllokuar dhe nuk bëhet zëvendësimi. Ky proces në komision është hapur prej 3 muajsh. Janë bërë rreth 7-8 seanca për këtë gjë.
Tre prej këtyre seancave kanë qenë debate me dyer të mbyllura për gjetjen e një formule ligjore brenda ligjit ekzistues të ri që të zgjidhen anëtarët e rinj. Në mbledhjen e dytë që u bë për këtë formulë arritën një konsensus. Kjo është e shkruar edhe në procesverbal, i cili fillimisht u manipulua. Por pas denoncimit tim publik u korrigjua tre herë me radhë për të shkuar në formën e tij përfundimtare.
Është e shkruar me të zezë mbi të bardhë, e deklaruar me gojën kryetarit Genc Pollo. Po konsensusi dhe në mbledhjen pasardhëse sikur të mos kishte ndodhur asgjë dolën dhe thanë jo, ne tërhiqemi nga konsensusi dhe në këtë mënyrë institucioni vazhdon të jetë i bllokuar. Si të mos mjaftonte kjo, që nga datë 13 dhjetor 2013, edhe drejtori i përgjithshëm zoti Petrit Beci ka dhënë dorëheqje. Dhe për rrjedhojë edhe RTSH është edhe pa anëtarë të këshillit edhe pa drejtor të përgjithshëm. Ndërsa opozita vazhdon të mos japë konsensusin për të bërë detyrën tonë ligjore.
Shkrimi u publikua sot (30.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com