Ndryshe nga viti 2011, ndërtimi u rikthye si sektori që tërhoqi më shumë të huaj, duke zënë rreth 19% të totalit të lejeve të dhëna. Ndërtimi i rrugëve si Tiranë-Elbasan apo Fier-Tepelenë shtoi numrin e të huajve, veçanërisht atyre grekë.
Tregtia mbeti gjithashtu një sektor që llogarit numër të lartë të të huajve dhe së bashku me aktivitetin e riparimit të automjeteve përbën 14.5% të lejeve të marra. Ata që zgjodhën Shqipërinë në përqindjen më të madhe ishin punëmarrës.
Shifra e tyre u rrit me 2% në krahasim me një vit më parë. Në vend të dytë ishte kategoria e të vetëpunësuarve që përbën rreth 60%, ndërsa investitorët u renditën në vendin e tretë.
Tirana mbetet qyteti që strehon numrin më të madh të të huajve me 48%, edhe pse shifra ishte në rënie në krahasim me vitin 2011. Qyteti i Fierit llogariti 9% të të huajve të punësuar, që u ndoq nga Durrësi me 5%.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 03.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)