Nga java në javë ajo na shfaqet ndryshe.

Bëhet fjalë për këngëtaren atraktive të skenës shqiptare Çiljeta Xhilaga e cila së fundmi, përmes një albumi të realizuar nga fotografi Juxhin Kurti, vjen tërësisht e trasformuar.

Sigurisht që i shkon përshtat fjala “Të jësh një mama sesksi si Çiljeta”!

ciljeta xhilaga

Këngëtarja seksi e cila u diskutua mjaft nëpër rrjetet sociale që në dalejt e saj të para në ekran dhe pas lindjes së djalit, duket se tashmë po bën një rikthim të bujshëm, duke u trasformuar nga zeshkane në bionde.

Ka qenë vetë Çciljeta e cila ka falenderuar mamanë e saj, Majlindën për këtë ndryshim që i ka bërë pas gjashtë vitesh.

Këngëtarja e cila tani bartë statusin edhe prej mami, shquhet për format e bollshme dhe seksi të trupit edhe pas ardhjes në jetë të Fernandos, djalit të saj.

ciljeta xhilaga

Ajo ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi, duke u prezentuar fansave ndryshimin e bërë, duke u komentuar si një ikonë sharmante e skenës shqiptare.

Pas suksesit me këngën “Shake it”, Çiljeta ka konfirmuar edhe përgatitjet për klipin, këngë e cila pritet të jetë një hit veror në mbarë europën.

ciljeta xhilaga

Shkrimi u botua n numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)