Besa i ka dhënë fund pritjes së fansave. “All In”, është klipi i cili vjen si bashkëpunim me Flori Mumajesin. Edhe pse Besa ka publikuar vazhdimisht fotografi në rrjetet sociale nga xhirimet e klipit, ajo ka shuar kuriozitetin me klipin më të ri.

Ndryshe nga realizimet e tjera, Besa këtë herë na vjen në versionin e një vrasëse të pashpirtë, ku bi në sy jo vetëm stili i veçantë, por edhe look-u i cili ëhstë komentuar shumë nga fansat. “All In” vjen me kompozim të Flori Mumajesit dhe tekst të Dr.Mic & Sparroë Hawk, ndërsa klipi i këngës është realizuar nga produksioni “Entermedia”.

Besa është mjaft e angazhuar këtë verë me projekte të reja dhe aktivitete, mes të cilave “Summer Chronicles” për promovimin e turizmit shqiptar.