Të përndjekurit, 518 emrat e rinj
që marrin këstet 4 dhe 5, ja lista

Të përndjekurit, 518 emrat e rinj<br />që marrin këstet 4 dhe 5, ja lista
TIRANË - Ministria e Financave ka miratuar emrat e 518 të dënuarve politikë që do të marrin dëmshpërblimin për vitet e burgut. Sipas njoftimit të dhënë për mediat për këstin e katërt janë 19 persona që përfitojnë dhe për këstin e pestë janë 499 persona. Përfituesit janë të dënuar politik të kategorive parësore. Me këtë vendim të gjithë të dënuarve të përfshirë në listë do tu kalojë pagesat në llogaritë bankare. Ndërkohë që është duke vijuar procesi për verifikimin e të dhënave për të dënuarit që janë në proces për të përfituar dëmshpërblimin.

Në ministrinë e Financave janë publikuar gjithashtu dhe të dhënat e të dënuarve politik që do të duhet të plotësojnë dokumentet për të përfituar nga fondi I vitit 2016. Sipas ligjit 70 për qind e të gjithë fondit do të jepet për kategorinë parësore të të dënuarve politik ndërsa 30 për qind e fondit jepet për përfituesit e tjerë. Në kategoritë parësore janë të dënuarit politik ende gjallë më moshë mbi 75 vjeç, të dënuarat politike ende gjallë, familjet e të dënuarve politik që kanë fëmijë nën moshën 18 vjeç si dhe të dënuarit politik që kanë në familje një person të sëmurë. Deri më tani prej ministrisë së financave është arritur të shpërndahet deri në këstin e pestë të dëmshpërblimit të të dënuarve politikë.

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj