Përveç roleve si aktor, Visjani ka eksperimentuar edhe në këngë ku ka pasur bashkëpunime me këngëtarin Big Basta. Megjithëse këto projekte muzikore ngelen vetëm në stadin e hobit, Visjani sapo ka lançuar një këngë të re, ku edhe ka qenë bashkëautor i tekstit.
I njohur me rolin e “lacjanit” në spektaklin e humorit Apartamenti 2xl, Visjani thotë se është e vështirë të improvizosh, por kjo e bën edhe më të veçantë shfaqjen, pasi spontaniteti gjithmonë është i bukur.
I pyetur se çfarë pëlqen më shumë, Visjani thotë se e adhuron filmin. Ai ka luajtur në 2 filma me metrazh të gjatë, 7 me metrazh të shkurtër dhe 1 me të mesëm.
Kur edhe Zonja Tefta iu bashkua kuzhinës, Visjani me të qeshura thotë se vetëm 3 herë ka gatuar. Herën e parë kam bërë pilaf me Coca-Cola dhe bajame për të dashurën time. Më tha vetëm që ishte interesante, por mendoj se nuk duhet ta provoj sërish.
Duke folur për të dashurën e tij , Visjani u shpreh se është një nga gjërat që është munduar më shumë për ta arritur këtë lidhje. Ai pohon se e ka pëlqyer Jonën që herën e parë që e ka parë dhe ka bërë çmos që ti mbushte mendjen që ajo të bëhej e dashura e tij.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









